Është apo nuk është sëmurë? Luiz Ejlli ‘i dyzuar’ për vuajtjen nga tumori: Kjo gjë u bë e madhe! Banorët 'kryqëzojnë' këngëtarin

Është apo nuk është sëmurë? Luiz Ejlli ‘i dyzuar’ për vuajtjen nga tumori: Kjo gjë u bë e madhe! Banorët 'kryqëzojnë' këngëtarin

Luiz Ejlli

“Nuk jam sëmurë”. Ishte kjo fjalia që i çuditi të gjithë ndjekësit, por edhe të tjerët që nuk shmangin dot ‘rrëmujën’ e madhe të Big Brother Vip. E nëse ende nuk e keni kuptuar se për kë është fjala, e kemi për këngëtarin Luiz Ejllin i njohur ndryshe edhe si ish partneri i vajzës së Jozefina Topallit.

Pas deklaratave se vuan nga tumori, Luiz Ejlli ka dalë më pas në përfundimin se thjesht kishte dyshime për veten e tij pasi historia na qënkërsh për një mikun e tij.

Edhe pse ja rrëfeu vajzës që ai pëlqen brenda mureve të shtëpisë, duket se Luizit nuk i ka shkuar mirë taktika, pasi edhe vetë banorët janë po aq të dyzuar sa ai dhe nuk dijnë sesi të reagojnë.

Pjesë nga diskutimet:

“Unë e kam vuajtur vetë në shtëpi këtë gjë” tha Kejvina, e cila shpërtheu në lot.

“Nëse Luizi e ka bërë këtë nuk kam asnjë respekt”, u shpreh Kristi.

“Të bëjë teste psikologjie” tha një banore tjetër.

Ndërsa gjatë diskutimit me Arbanën, Luizi u shpreh se ai ka pasur disa simptoma të ngjashme me atë të shokut dhe ka pasur frikë.

Luizi: Kam filluar të kem  të njëjta simptoma të njëjta si shoku im dhe prandaj e tregova historinë kështu. Dhe ndaj bëra testet. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe.

Arbana: Si quhet shoku yt?

Luizi: Nuk e them dot në publik!

Arbana: Ti nuk vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Duhet të flasim qartë! Vuan apo jo nga një sëmundje e pashërueshme? Unë drejtoj një program që nga sot hap një llogari për ty dhe të dërgon që sot aty ku ti ke nevojë për kurim, por më thuaj nëse të duhet?

Luizi: Unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë.

Arbana: Ti sapo the që nuk je i sëmurë?

Luizi: Unë nuk dua të dukem si viktimë!

Arbana: Ti bën këtë rrëfim në tv kombëtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.

Luizi: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.

Arbana: Po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!

Luizi: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!

Arbana: Këtë e ke rrëfyer ti!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Reagon Efi në mbështetje të Luizit: Boll se e bëtë gënjeshtar!

Banorët janë ende të dyzuar dhe të emocionuar pasi mësuan se Luizi mund t'i ketë gënjyer pasi ai vetë tha se rrëfimi për sëmundjen nuk është për të, por për një shok.

Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët nuk patën asnjë reagim por vendosën të qëndronin në heshtje.

" Nuk më pëlqen që po i sulën, as nuk e dinë ça ka dhe ça po ndjen, se e bën për gënjeshtar direkt", tha Efi.

" Unë e di që Arbana nuk po gënjen, se atij i janë bërë analizat dhe i kanë dalë në rregull", tha Olta.

" Unë nuk e bej për  vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur  vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu", tha Luizi.

Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital,  të bësh çfarë  ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publiku

Ora 22:32
Luizi ‘gënjeu’ për tumorin, Kiara e mbështet: Mos ma nxirrni nga shtëpia, nuk rrihet pa të

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, reagoi pasi dëgjoi se ajo çfarë i kishte besuar Luiz Ejlli mbi sëmundjen nuk ishte e vërtetë. Ajo mbeti e shtangur natën e spektaklit të sotëm kur kuptoi se ai nuk vuante në të vërtetë nga asnjë sëmundje, por ishte shoku i tij, i cili vuante nga sëmundja e rrallë (bisedë kjo që Luizi zgjodhi t’ia besojë vetëm Kiarës) por gjithësesi Kiara e mbështeti atë

Duke kujtuar deklaratat e Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2 dhe se sa rëndësi ka “besimi “ për të, për t’u afruar me dikë, të gjithë ndjekësve i është dukur i çuditshëm reagimi i saj.

Edhe pse duket sikur këngëtari e ka 'gënjyer' për sëmundjen e rëndë, Kiara u shpreh se "mos ta nxjerrin Luizin nga shtëpia".

"Të them se nuk e besoj, nuk e them dot. Jam shumë e tronditur, po më rreh zemra shumë. Uroj të bëhet më e mira. Në këtë shtpëi pa Luizin nuk rrihet. Mos ma nxirrni nga shtëpia", tha Kiara.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaaaa: 10/01/2023 23:48

    Nuk bie rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja