Luizi humbet në 'Sfidën e Rezistencës' pas gjashtë orësh, Olta heq dorë pas tij

Luizi humbet në 'Sfidën e Rezistencës' pas gjashtë orësh, Olta heq dorë pas tij

Big Brother Vip

Në Big Brother Vip po luhet një lojë për të gjithë banorët e quajtur “loja e rezistencës”. Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh, ndërkohë që rregulli për të fituar ishte të rezistonin 10 orë pa hequr dorën nga një buton.

Ai ishte i pari banor që e mori me sportivitet sfidën e rezistencës, për më tepër, ai shprehu bindjen që do thyente rekordin botëror të 14 orëve dhe do fitonte 2500 euro. Por, ai nuk rezistoi dot aq gjatë sa pretendoi. Sapo drita e tij u fik, Olta ishte e para që i tha të linte lojën, pasi ajo e konstatoi poçin e fikur, sepse ndryshoi ngjyrë. Olta nga ana tjetër, tha që në fillim se ajo do ta linte lojën nëse Luizi do hiqte dorë. Në fakt, ashtu bëri. Pas Luizit, edhe Olta hoqi dorë nga loja.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpalosi flamurin shqiptar me rastin e festave të Nëntorit, Serbia dënon me gjobë kreun e Komunës së Preshevës

Shpalosi flamurin shqiptar me rastin e festave të Nëntorit, Serbia dënon me gjobë kreun e Komunës së Preshevës