Situata brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pritet të ndryshojë këtë javë pasi në nominim janë Luizi, Kiara dhe Bledi. Këto emra nuk janë në nominim nga të gjithë banorët, por vetëm nga Olta pasi kishte avantazh. Olta Gixhari fitoi një lojë që u organizuar brenda BIg Brother dhe “fitoi” zarin e kuq, në të cilin thuhej se ajo kishte të drejtë të zgjidhte tre banorë për t’i dërguar në nomin dhe jao zgjodhi pikërisht këto tre emra.
Luizi sot është zgjuar me humor dhe e ka nisur ditën duke kërcyer e duke kënduar. Pak më vonë ndërsa banorët janë angazhuar të realizojnë komedinë ‘Pallati 176″ Luizi ka nisur të flasë nëpër shtëpi:
“Dua Kiarën. Nuk ma merr njeri Kiarën. Mos ma merrni Kiarën. Ju premtoj ky do jetë Big Brotheri më i bukur që keni parë ndonjëherë”.
Ndërkohë ai afrohet dhe puth Kiarën.