Misioni më i ri i Luiz Ejllit është të bëjë Kiarën të besojë se lidhjes së tyre po i vjen fundi, këngëtari duket se po e realizon me sukses misionin e tij pasi gjatë gjithë ditës ai është treguar indiferent me të dhe e ka mërzitur me fjalët e tij.
Mirëpo Kiara e cila nuk është në dijeni të misionit të tij është shqetësuar shumë dhe ka tentuar vazhdimisht të flasë dhe të sqarohet me Luizin.Ajo i tha këngëtarit se u ndje shumë keq, që kur ai vendosi në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre dhe menjëherë pas kësaj Luizi shtoi edhe një deklaratë që elanë pa fjalë Kiarën.
Ai i tha se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.Pas kësaj deklarate Kiara iu kundërpërgjigj duke e pyetur nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të.
Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.Kiara e lënduar shpërtheu në lot dhe u largu.
Kujtojmë se ky mision iu dha Luizit nga vëllai i madh dje në darkë menjëherë pas koncertit.