Luizi dhe Olta, paçka se në shumicën e rasteve debatojnë me njëri-tjetrin, publiku dëshiron t’i shoh bashkë për shkak të lojës. Kësaj radhe ishte përsëri Luizi, i cili i tha Oltës se ajo po tradhtohet nga pjestarët e “grupit” të saj, ose siç i quan ai “ushtarët “ e saj.
Këto ngacmime kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar, ku Olta votoi kundër daljes së Luizit dhe Efit nga dhoma e izolimit, ndërsa Bjordi votoi pro.
Pikërisht kjo zgjedhje e Bjordit, shtyu Luizin që të hedhë ‘kunja’ ndaj Oltës. Ky i fundit madje i tha Kristit, se ai nuk jeton dot pa të, në shtëpinë e Big Brother.