Kroati Luka Modriç është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2018 nga FIFA.
Super ylli kroat ka mundur të arrijë të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit këtë vit, për të fituar një çmim të madh individual e të merituar.
Mirëpo pas shpalljes lojtari më i mirë i vitit, Luka Modriç u deklarua shumë i lumtur për këtë fitore, duke falënderuar familjen dhe bashkëlojtarët e tij, që e kanë përkrahur gjatë rrugtimit të tij.
Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu me trofeun në duar.
Para se gjithash më duhet të falënderoj Salahun dhe Cristianon për një sezon fantastik që kanë pasur.
Ky trofe është për gjithë bashkëlojtarët te Real Madrid dhe te Kroacia, pa të cilët do të ishte e pamundur.
Faleminderit familjes time, pa ata nuk do të isha ky person apo ky futbollist që jam sot.
Më duhet të përmendet edhe idhujt e mi. Gjenerata e Kroacisë e vitit 1994 kanë qenë inspirim për mua.
Luka Modriç