Lukashenko: Bjellorusia gati për të diskutuar transitin e grurit të Ukrainës

Lukashenko: Bjellorusia gati për të diskutuar transitin e grurit të Ukrainës

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se është gati të diskutojë tranzitin e mundshëm të grurit të Ukrainës përmes vendit të tij, raporton gazeta lokale Belarus Today.

Fermerët ukrainas kanë rreth 20 milionë tonë drithë që nuk mund t'i arrijnë në tregjet ndërkombëtare dhe një korrje e re është gati të fillojë.

Paaftësia e Ukrainës për të eksportuar drithërat e saj ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve. Ajo ka rritur gjithashtu mundësinë e urisë në vendet që varen nga eksportet e saj.

"Tani të gjithë po kërkojnë logjistikë... Mirë, mund të flasim. Nuk na shqetëson: ta çojmë atë përmes Bjellorusisë, por duhet të ketë kompromise," tha Lukashenko.


Lajmi kryesor:

Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri