Kriza në Bjellorusi/ Lukashenko, lufta hibride dhe gratë me të bardha që kundërshtojnë grushtin e tij të hekurt

Kriza në Bjellorusi/ Lukashenko, lufta hibride dhe gratë me të bardha që kundërshtojnë grushtin e tij të hekurt

Në ditën e 19 të protestave, disa dhjetra gra formuan një zinxhir solidariteti në ‘Sheshin e Pavarësisë’ në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, në kundërshtim me forcimin e masave të policisë dhe kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Të veshura kryesisht me të bardha si dhe shiritat që mbanin të lidhura duart e tyre, ato rrethuan Kishën e Shenjtorëve ‘Simon dhe Helen’ për të protestuar kundër dhunës së policisë e cila ka arrestuar dje dhjetëra protestues dhe gazetarë që punojnë për mediat vendase dhe të huaja në kryeqytet.

Gjithashtu policia duke përdorur gaz lotsjellës shpërndau një turmë prej rreth 1.000 demonstruesish dhe arrestoi rreth 200 persona.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli president me 80 % të votive Lukashenkon I cili është në pushtet prej vitit 1994. Për opozitën zgjedhjet ishin të manipuluar dhe njerëzit dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenko-s. Pa shpërthimit të dhunës nga ana e policisë, kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya u largua drejt Lituanisë dhe pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Duke dhënë versionin e tij të krizës në Bjellorusi, Lukashenko foli për një luftë hibride kundër vendit të tij, në të cilën sipas presidentit janë përfshirë ndërkombëtarët, media dhe e gjithë sfera e informacionit

“Masakra diplomatike e niveleve të larta kundër nesh ka filluar” – tha Lukashenko

Opozita nuk heq dorë

Aktivistja Maria Kolesnikova, një nga figurat kryesore opozitare me Lukashenko-n, mbetet e vendosur në aksionin për të demaskuar zgjedhjet e fituara përmes manipulimit nga presidenti aktual

“Është e trishtueshme që Lukashenko, i cili ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron ndërhyrje të jashtme në punët e vendit, po fton trupa ushtarake apo policore ruse të veprojnë në territorin e Bjellorusisë. Kjo tregon se ai ka frikë nga njerëzit e tij dhe nuk do të dëgjojë zërin e bjellorusëve dhe të kuptojë problemet tona ", - tha Kolesnikova

Një president që jeton me kohë të marrë borxh…

Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994, dhe së fundmi ka nënvlerësuar pandeminë duke thënë se mund të shërohet me vodka, i etiketoi protestuesit si ‘kukulla të komanuara Perëndimi’.

Putin deri para pak ditësh ishte treguar relativisht i kujdesshëm në mbështetjen e Lukashenkos, por dje ai deklaroi se ka krijuar një trupë ushtarake për ta dërguar në Bjellorusi në rast nevoje, duke nënkuptuar gjithashtu se ka vendosur të mbështesë nomenklaturën e vjetër dhe liderin e saj që shumica e njerëzve nuk mund ta durojnë më.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan