Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk është në Bjellorusi, por është në Shën Petersburg. Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko , në një takim me gazetarë nga mediat e huaja dhe bjelloruse, siç raporton agjencia Belta.
Sa për luftëtarët e Wagner-it, shtoi Lukashenko, "sipas asaj që më thanë sot në mëngjes, ata janë në kampet e tyre".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lukashenko: Prigozhin është në Shën Petersburg! Shtëpia e Bardhë: Nuk e dimë ku është! SHBA: Do e vlerësojmë nëse do të furnizojmë Kievin me bomba thërrmuese









