Luksi i djalit të Fullanit, ​Berisha:
Fotot në Instagram s'janë prova

Luksi i djalit të Fullanit, ​Berisha:<br />Fotot në Instagram s'janë prova
TIRANE - Fotot e luksit të djalit 20-vjeçar të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, janë vlerësuar si të “pabesueshme” nga ish-kryeministri Sali Berisha. Dhe këtu, ish lideri demokrat i referohet faktit se fotot  e Erik Fullani u morën nga profili i tij në rrjetin social Instagram. Pavarësisht se vetë është një përdorues i rregullt i Facebook, ish-kryeministri thotë s’e nuk beson tek postimet e tyre në rrjetet sociale dhe fotot nuk mund të shërbejnë si prova.

Sipas Berishës do të jetë hetimi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive  që do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Unë nuk mund të besoj në asnjë mënyrë nuk besoj në postimet e Instagramit. Ana pozitive e kësaj është se ka nisur hetimi i ILDKP. Objektet e gjetura në Instagram, për mua nuk përbëjnë një provë përfundimtare, por një provë që duhet të verifikohet, dhe ILDKP ka nisur hetimet ndaj tyre, ky është qëndrimi im. Vlerësoj faktin se është nisur hetimi.” u shpreh Berisha.

erik fullani


erik fullani

fullani

Këto deklarata deputeti demokrat i bëri gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me gazetarët.

FOTOLAJM/ Jeta në luks e djalit të guvernatorit Fullani
FOTOLAJM/ Erik Fullani paguan gjobën 787 mijë lekë për makinën
Fotolajm/ "Paraja", ja ndryshimi drastik në një vit i vajzës së Fullanit
Pasuria e familjes, Fullani me 7 banesa dhe 3800 m2 truall


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni