'Luksi' që ofron komisioni online, tre deputetët PS ndjekin debatin për aministinë penale duke ngarë makinën (EMRAT)

 

Tirane- Zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare online përmes paltformës Zoom u ka dhënë shumë liri deputetëve të parlamentit. Nuk ke pse të jesh prezent fizikisht në kryesinë e kuvendit për të diskutuar apo debatuar për pr/ligjet. Mjafton një telefon me kamera. Fizikisht mund të jesh në makinë, në një lokal, në banesë apo në zyrën tënde nuk ka rëndësi, mjafton që të jesh online në platformën zoom.

Edhe sot në komisionin e ligjeve ku u diskutua aministia penale, kanë qenë tre deputetë, Aurora Mara, Olta Xhaçka dhe Damian Gjiknuri të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë ndërsa në Zoom vijonte debati nëse duheshin pranuar propozimet e PD-së për të falur protestuesit.

Udhëtimi me makinë ka zgjatur aq sa dhe diskutimi pasi në momentin kur ata duhej të votonin, nuk duken më në makinë por të ulur në një tryezë, diku larg kryesisë.

Komisionet parlamentare vijojnë aktivitetin e tyre online nxitur nga aksioni i opozitës për të bllokuar zhvillimin normal të aktiviteteve parlamentare.


 

 

 


Lajmi kryesor:

Amnistia penale kalon 'Ligjet' të enjten në Kuvend! Duhen 84 vota, PS pranon pjesërisht kërkesat e PD! Pranohet edhe një amendament i Nallbatit të Rithemelimit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën