Lule, lot dhe qiri, vlonjatët nderojnë parodistin që u shua në Itali (FOTO+VIDEO)

'Eja me një qiri në dorë për ti dhuruar mirënjohje Metit që na ka dhuruar të qeshura pa fund'. Qindra qytetarë të Vlorës i janë bashkuar thirrjes së unionit të gazetarëve Vlorë, estradës së të rinjve dhe qendrës rinore për të ndezur një qiri në kujtim të aktorit të madh Muhamet Liko.

Pranë teatrit 'Petro Marko' u vendos një foto e aktorit të madh të humorit dhe pranë saj u ndezën qindra qirinj, ndërsa nuk kanë munguar edhe familjarë e kolegë të Metit.        

Një homazh në kujtim dhe nderim të Metit nga qytetarë të Vlorës, nga të cilët nuk kanë munguar edhe lotët për Metin që ka ditur të dhurojë përherë të qeshura pa fund. Homazhet pritet të zhvillohen në fillim të javës kur pritet të mbërrije edhe trupi i pajetë i aktorit nga Italia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja