Lule në bankën ku ulej dhe në dollapin e tij, dhimbje e madhe në shkollën e Ledjanit, 17-vjeçarit shqiptar në Itali që vdiq në aksident (VIDEO)

Ai u nda nga jeta kur sapo kishte mbushur 17 vjeç natën e ndërrimit të viteve pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ai po qëndronte. Ledjan Imeraj, vdekja e të cilit ka tronditur Italinë, kujtohet me dhimbje në shkollën e tij.

Fëmijët, bashkëmoshatarët e tij, e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Dikush kishte folur me Ledjanin disa orë para tragjedisë dhe të mos e shohësh më në klasë është e rëndë. Prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend pelegrinazhi për studentët dhe mësuesit.

Disa njerëz lënë një kujtim, disa një lule, të tjerë ndalojnë në heshtje për ta kujtuar atë. Instruktori i tij dhe disa shoqërues tregojnë në klasën e pikturës punën e tij të fundit, dhe emocioni është i madh. Kthimi pas festave të Krishtlindjeve ishte i vështirë. Shokët e tij të skuadrës e kanë të vështirë ta besojnë se nuk e dëgjojnë më zërin e Ledjanit. Gjithçka është rrëfyer në një reportazh të RAI-t në Itali.

Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti. Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit. Autoritet italiane do të duhet të zbardhin dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë në këtë tragjedi.

Vdekja e Ledjanit do të hetohet si vrasje nga pakujdesia. Ky ka qenë lajmi i përcjellë nga mediat italiane për të miturin shqiptar i cili ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte. Ende nuk dihet ndaj kujt rëndojnë akuzat për këtë çështje. Por së pari do të merret në pyetje edukatorja e qendrës komunitare e cila pësoi djegie të lehta gjatë zjarrit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët