ITALI- Policia italiane ka shoqëruar kushëririn e gazetarit Çim Peka, Fabjon Peka, pasi sulmoi verbalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, teksa ndodheshin në të njëjtin avion për në Napoli.

Gjatë momentit kur Rama ka qenë duke zbritur shkallët e avionit, i riu Peka i është afruar kryeministrit dhe, siç Shqiptarja.com mëson, i është drejtuar me fjalët: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”.

Në këto momente, Rama i ka vënë dorën në sup djalit të xhaxhait të Çim Pekës dhe kanë zbritur bashkë nga avioni, duke ia “dorëzuar” më pas policisë italiane që ndodhej në pistën e aeroportit. Efektivët e kanë shoqëruar atë në makinën e policisë.

Fraza “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri” është interpretuar si një kërcënim ndaj kryeministrit, ndërsa pritet të mësohet më tej nga policia italiane edhe në lidhje me deklarimet e kushëririt të gazetarit Çim Peka, të dhëna para autoriteteve atje.

Shefi i qeverisë ka udhëtuar sot drejt Napolit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

1789420220_fabjanpeka.jpg

Fabjan Peka, i shoqëruar pas sulmit verbal ndaj Ramës