Kamera e A1Report ka mundur të sigurojë pamje ku deputetë dhe mbështetës të PS i janë drejtuar jo si zakonisht shefit të tyre. Dikush me një buqetë me lule dhe dikush tjetër me një dhuratë simbolike.
Rama ka preferuar që festimin në PS të ditëlindjes së tij të 48-të ta kryejë në një ambient tërësisht jashtë vëmendjes së mediave.
Ka mjaftuar një koktej i thjeshtë në zyrat e PS mes një rrethi të ngushtë miqsh dhe kolegësh, gjithçka që ai ka rezervuar jashtë familjes. Pjesa tjetër i takon në mbrëmje në rrethin familjar, mes nënës Aneta dhe bashkëshortes Linda.
(ns/shqiptarja.com)