FIER- Është sezoni i vjeljes së luleshtrydhes dhe fermerët e Frakullës janë në kulmin e punës. Prodhimi është i mbarë dhe cilësor ndaj tregun e kanë të siguruar.
“Kam 4 dynym sera luleshtrydhe. Me këto mbaj familjen. E kam biznes familjar. Marr edhe dy-tre punëtorë kur kam punë. Deri tani mirë kundrejt vitit të kaluar. Po të mbaj edhe një muaj kështu besoj mirë do jemi. Shyqyr Zotit kemi disa tregtar që na i marrin dhe ka disa pika që i grumbullojnë”, tha fermeri Artur Lanaj.
“Çdo fermer këtu ka nga një hektar luleshtrydhe. Unë vetë kam 8 dynym. Sivjet prodhimi është shumë i mbarë por edhe çmimi deri tani është i arsyeshëm. Nga viti i kaluar ka shumë ndryshime”, thotë fermeri Melsi Hamataj.
Aktualisht në Frakull luleshtrydhja tregtohet me shumicë 210 deri në 240 lek për kg, por vetëm 15% e prodhimit mbetet për tregun vendas.
Kryetari i njësisë vendore, Dashnor Troka tha për Report TV se 85% e prodhimit shkon për tregun europian.
Me një prodhim prej 75 mijë kuintalësh në sezon, luleshtrydhja e Frakullës eksportohet në Itali, Rumani, Poloni e Çeki.
“Ajo zë peshën kryesore të eksporteve si në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm. Një nga faktorët kryesor që njerëzit i janë futur punës është kultivimi i luleshtrydhes. Më e dobishme ka qenë skema e subvencionit të naftës që shumica e fermerëve e kanë marrë. Sivjet mendojmë se ka qenë një prodhim i kënaqshëm dhe tregu ka qenë pak a shumë i qëndrueshëm”, thotë Dashnor Troka.
Në Frakull të Fierit janë 260 fermerë që kultivojnë luleshtrydhen me një sipërfaqe totale prej 170 hektarësh. Pjesa më e madhe e tyre janë mbështetur nga Ministria e Bujqësisë me subvencione si për naftën ashtu dhe për ndërtimin e serave.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.1%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Gjysma e Shqipërisë në 'black-out' për 1 orë! Burime për Report Tv: Ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull (VIDEO)
5 Janar, 17:44
-
Nga sot Thumanë-Kashar me pagesë! Nga 250 - 870 Lekë, ja tarifat për çdo kategori mjeti! Sa do paguhet për hyrje daljet në aeroportin e Rinasit
4 Janar, 09:06
-
Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagoset një nga shoferët! (VIDEO)
3 Janar, 10:52
-
Fier/ Aksidente dhe dhunë në familje, 3 të arrestuar, 4 nën hetim e një në kërkim! 34-vjeçarja hidhet nga ballkoni prej frikës, bashkëjetuesi e kërcënoi me thikë
3 Janar, 10:13
-
Autoboti pret rrugën në Fier-Levan, 3 të plagosur në aksident nga përplasja e tre mjeteve! (VIDEO)
2 Janar, 12:06
-
Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia totale banesën në Ballsh, shkak i flakëve ishte kaloriferi
31 Dhjetor 2024, 16:18
-
Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto
31 Dhjetor 2024, 15:48