Këngë të përzgjedhura popullore buçasin sot në orën 19.00 në skenën e Operas. Solistët e Ansamblit Popullor sjellin koncertin "Lulet e pranverës" me pjesëmarrjen e Kastriot Tushës dhe Aranit Hoxhës.
Çelet këtë mbrëmje në orën 19.00 në galerinë "FAB" në Tiranë ekspozita "Skulpturë" e artistit Pjerin Kolnikaj.
Shfaqet sot në orën 19.00 në Akademinë "Marubi" në Tiranë filmi "Asgjë për t'u shqetësuar" ("Rien a foutre") me regji të Emmanuel Marre dhe Julie Lecoustre.
Galeria e Arteve Tiranë çel sot në orën 18.00 ekspozitën "Lana Tirana Para - Pas" (tranzicionit) të fotografit Roland Tasho, me në fokus transformimin në kohë të Lanës, Piramidës e Pazarit të Ri.
Programi filmik kushtuar Palestinës "Forget me nots" i kuruar nga Krystyna Biernawska, sjell këtë mbrëmje në orën 19.30 në "Bulevart Art Institute", histori nga Palestina, mbi temën e kujtesës dhe rezistencës.
Qëndron e hapur deri në 8 prill pranë Piramidës ekspozita e "Imagine Dignity" për arkitekturën, "100 ide për Ballkanin Perëndimor" e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë.
Me mediume piktorike e teknika të përziera, artisti Jon kraja sjell si një proces kinematik "Trajtat spektakolare" të jetës sonë në ekspozitën e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër që pret vizitorët deri në 27 mars.
Viti i parë i agresionit rus, vjen përmes 50 imazheve të fotoreporterëve në ekspozitën "Ukraina: një krim lufte" , që pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 23 mars.
Qëndron e hapur deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga Nik Alex Muçaj, ku ndërthuren problematika sociale me përvojën personale të artistit
Studentët e Universitetit të Arteve sjellin sot në orën 19.00 në ambientet e COD në Kryeministri projektin teatror “Aushwitz Detar” me autor Arian Lekën dhe regji të Kastriot Ramollarit.
Komente











