"Lulet Plastike",Ylljet Aliçkaj rikthen
në skenë Ndrenikën e Zana Priftin

në skenë Ndrenikën e Zana Priftin">
“Lulet Plastike”, një film i ri shqiptar me metrazh rreth 30 minuta vjen premierë nga skenaristi dhe regjisori Ylljet Aliçka. Autori i filmit krijon dy personazhe interesantë, nëpërmjet lojës së aktorit të njohur Robert Ndrenika dhe aktores Zana Prifti.

Aktorja Prifti pavarësisht talentit të saj është lënë në hije për shkak të persekutimit të familjes në diktaturë. Me këtë film rikthehet në kinema me një profil mbresëlënës. Po ashtu edhe Robert Ndrenika ka sfiduar problemet e sëmundjes me rolin e një fshatari zemërbardhë të realizuar përsosmërisht.

Mesazhet e veprës lëvrohen rreth një çifti të vetmuar pleqsh që jetojnë në një fshat që po shkon drejt degradimit.  Vjen një ditë që ata duhet të shkojnë në një dasmë në qytet, ku përplasen me mentalitetet te çuditshme. Rezultati?! Një emocion i bukur nga loja e Ndrenikës me Zana Priftin.

Ylljet Alicckaj e ka realizuar filmin me titull “Lulet Plastike” mbi skenarin e tregimit të tij “Çifti”. Ylljet Aliçka pohon për Report TV se cilat kanë qenë arsyet e kthimit të veprës së tij në një film, ku ai për herë të parë merr rolin e regjisorit.

Protagonistë të tjerë që i japin një ngjyrë të veçantë mesazheve të filmit janë aktorët Elia Zaharia dhe Genti Hazizi.  Pas premierës që u dha në kinema “Imperial”, “Lulet Plastike” do të shkojë edhe në festivalet ndërkombëtare të filmave.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit