Luli po e zgërlaq Partinë Demokratike

Luli po e zgërlaq Partinë Demokratike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Duket sikur në Partinë Demokratike nuk jeton dhe gjallon njeri, veç Lulzim Bashës. Ai flet, ai kuvendon, ai mbledh, ai largon, ai vendos, ai propozon, ai lufton dhe ai akuzon.Duket sikur gjithë ajo parti, po merr fizionominë dhe veset e tij. Propozimet e Lulzimit gjithsej 11, nuk janë asgjë tjetër veçse zgjerimi i kompetencave dhe ngushtimi i “lakut” për “armiqtë”.

Kufizimi i lirisë, kundërshtisë dhe fjalës së lirë, dhe “përmbledhja” e të gjithë kompetencave në dorën e një njeriu. Dhe ky është Lulzim Basha. Kryetari i (pa) rizgjedhur i PD. Ai piano-piano, po e zgërlaq atë parti. Ka shuar zërat, frymën, besimin, shpresën, ka fikur gjithçka ishte dhe rrinte ndezur deri diku.Ka zvenitur degët e Partisë Demokratike, aq sa thonë se “nuk dinë ku i kanë zyrat në rrethe”. Dhe në grumbullin e këtyre problemeve duke mos hequr problemin më të madh, atë të qëndrimit gjatë në opozitë, Luli kujtohet mes vapës së Korrikut, të shpikë 11 propozimet e “reja”. Duken fiks si “propozimet  apo citatet e Mao Ce Dunit për fillimin e revolucionit kulturor”.

Politika dhe opozita të cilën po përpiqet ta bëjë kryetari Basha përmes “strukturave të reja”, janë përpjekja dhe vendosmëria e tij për ta zgërlaqur totalisht atë parti. Për ta vënë plotësisht nën këmbët dhe diktatin e tij, që në humbjet e ardhshme, askush të mos ketë gojë dhe guxim të drejtojë gishtin nga kryetari, por nga “tradhëtarët dhe të shiturit”. Duke e ndarë Këshillin Kombëtar në Departamente,duke u paracaktuar këtyre të fundit “detyra dhe detyrime statutore”, apo dhe duke rikonceptuar Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë, Lulzim Basha nuk ka harruar të “riformatojë Komisionin e Përhershëm të Statutit”.

Atë Statut të PD-së, që e ka bërë paçvure sa herë ka dashur. Në zyrën e Lulit, gjenden emrat e atyre që do të jenë pjesë e strukturave të reja partiake, të gjithë “gjak” i ri  me mentalitet të vjetër. Duke larguar si me lezet zërat kundër, Lulzim Basha ka luksin sot të mbretërojë gjatë si kryetar i asaj partie, duke mos lënë askënd ti prishë rehatinë. Duket se sot pas 30 vitesh, në Partinë Demokratike, gjërat kanë ecur në kundërshtim me atë ç’ka ishte dhe kishte në program, ajo parti e djathtë. Ka humbur impulsiviteti, mendimi  ndryshe dhe ai intelektual, ka humbur elementi bazë fjala e lirë, kritika, autokritika, nuk zbatohet asnjë nen i Statutit të partisë.

Gjithë vëmëndja është “çfarë mendon dhe çfarë thotë kryetari” apo “si e pret kryetari mendimin ndryshe, ndoshta nuk e pëlqen reagimin tënd ai”. Çdo njeri tjetër veç Lulit në PD, është i “burgosur” dhe i detyruar të pranojë me bindje të plotë verdiktin e kryetarit. Sjellja e papritur e 11 propozimeve “Basha” vijnë pak ditë pas propozimeve të bëra nga ish-rivali i tij për postin e kryetarit zoti Kadilli. Patjetër dikush e ka nxitur, dikush i ka thënë “dil edhe ti me propozime të reja” , por duke harruar se ato të kryetarit Basha nuk ngjallin as interes dhe  nuk sjellin transformim  dhe risi në riorganizimin e asaj force politike.

Votimi me përulësi i propozimeve “Basha” dhe injorimi i propozimeve të Kadillit apo kujdo tjetri, tregon sa i pafuqishëm  është  faktori brëndshëm në atë parti. Luli  tashmë, e ka kthyer Partinë Demokratike në parcelë eksperimentale, ku gjithçka bën, është llogaritur ti shërbejë  atij nesër për interesa personale. Sa për të ardhmen e saj, Luli është i bindur se vetëm me “gjumë” mund ta ndryshojë fatin e PD.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katarakti 2: 13/07/2021 11:59

    Kukulla Barby e PD. Zgjuarsia nuk shkon me bukurine! Habitesh me mediokritetin Shqiptar! Thua vertet keta te PD jane kaq budallenj, qe nuk shikojne realisht se si vjedh Luli dhe si ka abuzuar Saliu me pushtetin! Apo jane dinake hajdute, qe te ngjiten si muti pas kepuces?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut