Lulja mahnitëse që ilirët i dhuruan botës, vetitë kurative të saj

Lulja mahnitëse që ilirët i dhuruan botës, vetitë kurative të saj

Lulja e Irisit

Irisi Ilir është një nga lulet më të veçanta që është rritur në tokat e ilirëve që mbulon Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe disa zona të Serbisë.

Irisi Ilir edhe sot e kësaj dite rritet në gjendje të egër e natyrale  dhe provon trashëgiminë e të parëve të shqiptarëve.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore kryesisht dhimbjet e kokës.

Bima e Irisit Ilir besohej gjithashtu se kishte aftësi të nxiste abortin. Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve.

Sipas Agroweb, bima rritet deri në 40 centimetra lartësi dhe lulëzon nga Maji në Qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë.

Kjo bimë prodhon fara shumë rrallë. Zakonisht prodhon deri në dhjetë fara që piqen në vjeshtë.

Bima e egër Ilire besohet të ketë qenë pikënisja e shumë varieteteve të kultivuara të Irisit që sot zbukurojnë kopshtet dhe hapësirat tona në verë dhe pranverë.

Historianët e lashtë shpjegonin që Irisi më i mirë vjen nga Iliria e lashtë.

Në Mesjetë, kultivuesit e kësaj bime kaluan përtej Adriatikut dhe e rritën në Itali.

Zona e Firences së lashtë kishte Irisin si simbol të saj dhe në  në mburojat e tyre ushtarët mbanin lulen.

 Bima mban emrin e perëndeshës së ylberit “Irisit” dhe si rrjedhojë lulja ka një bukuri dhe ngjyra të pakrahasueshme.

Në lashtësi, Irisi ishte një simbol i fuqisë dhe madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

Kultivimi i kësaj luleje ka rezultuar në zbulimin e disa vlerave medicinale. Rrënjët e thata të Irisit përmbajnë një vaj esencial me aromë vjollce.

Ato përdoren në parfume, pastë dhëmbësh dhe produkte të tjera kozmetike si dhe në krijimin e një potpurie erëzash me aromë të shumëfishtë.

Rrënja e thatë e Irisit ka veti anti-inflamatore dhe si rrjedhojë përdoret për të shëruar problemet me fytin dhe dhimbjet e kokës nga sinoziti.

Mënyra e përgatitjes:

Rrënja e thatë e Irisit përdoret për të ruajtur aromën në pudra dhe produkte kozmetike të bëra në shtëpi.

Historikisht, njerëzit e kanë konsumuar rrënjën e thatë të Irisit në formë pluhuri ose si infusion nëpër tretësira. Por në kohët moderne, përdorimi i rrënjës së thatë të Irisit është tërësisht kozmetik.

Vaji i Irisit përdoret duke përdorur pluhurin e rrënjës së thatë të Irisit në avull.

Ky vaj ka një aromë intensive dhe shumë delikate të vjollcës së freskët dhe kushton shumë shtrenjtë.

Përdoret për përgatitjen e aromave më luksoze, por edhe parfumeve me bazë vjollce.

Ekstraktet e Irisit kanë aftësinë të forcojnë aromën e elementëve të tjerë që përdoren në krijimin parfumeve.

Lulja e Irisit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai