“Sipas mendimit tim, duhen verifikuar të gjitha ndërtesat e vjetra mbi 50 vjeçare nga grupe ekspertësh të çertifikuar” tha në fillim të diskutimit inxhinierja e cila me ekspertizat e saj, qetësoi pupullin gjatë tërmetit të vitit 2019.

 “I gjithë procesi i verifikimit është gratis dhe njerëzit duhet të dinë si është niveli i sigurisë së tyre dhe për këtë gjë askush nuk do të ketë kosto, pasi shteti mbulon çdo gjë” theksoi më pas inxhinierja.

”Unë gjykoj nëse godinat që janë në fundin e jetës së tyre dhe kjo gjë të çertifikohet nga një ekspert i liçensuar, jam pro procesit” vazhdoi më pas inxhinierja.  

“Sipas meje, të gjithë ekspertët duhet të jenë nga më të mirët dhe të çertifikuar, gjë që do të sigurojë se procesi do të jetë korrekt, i saktë dhe profesional” theksoi ajo.

Diskutimit iu referua dhe sondazhi i shqiptarja.com, ku sipas të dhënave, 59.2 % mendojnë se ky projektvendim është i drejtë dhe se lexuesit mendojnë se duhet bërë. Disa ditë më parë, Ministria e Infrastukturës dhe Energjitikës ka sqaruar projekt-vendimin e qeverisë për inspektimin e gjendjes teknike të godinave mbi 50-vjeçare. Në një deklaratë për media, zv.ministrja e MIE, Enkelejda Muçaj dhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për shembje të ndërtimeve. Sipas tyre projektligji ka për qëllim të auditojë godinat për të parandaluar kështu ndonjë fatkeqësi të mundshme, nuk ka të bëjë direkt me shembjen e tyre. Godinat e viteve 50’-60’ do të inspektohen, më pas do të vlerësohet nëse do të kenë nevojë për ndërhyrje, shembje apo mund të rezultojë edhe të jenë brenda standarteve.