Luljeta Bozo në Kuvend: Pensioni minimal të mos jetë më i vogël se minimumi jetik

Deputetja më e vjetër e asaj salle, Luljeta Bozo ka folur në Kuvend ku ka kërkuar që për të moshuarit të rriten pensionet, pensioni minimal të mos jetë nën minimumin jetik. 

"Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistët. Të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme. Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.

Bozo ka folur edhe për problematikat që lidhen me ndërtimin dhe pensionistët. Ajo kërkoi që arkitektët dhe inxhinierët të licencohen në mënyrë që të mos ketë parregullsi në ndërtimet e bëra.

“Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit, i cili do të rregullojë funksionimin ligjor të procedurave në fushën e ndërtimit, në dhënien e licencave, ku do të jenë të shkruara qartë. Në këtë fushë do të punojnë profesionistë të vërtetë. Ne pësuam një katastrofë të madhe në nëntor të 2019. Nga kjo e keqe nuk kemi nxjerrë mësimet e duhura. Çdo ditë dëgjojmë për aksidente të shumta, që shoqërohen me humbje jete dhe gjymtime. Veç faktorëve të tjerë këtu përgjegjësi ka ndërtimi, që s’ka qenë në lartësinë e duhur për të garantuar sigurinë rrugore. Duhet forcuar jo vetëm rregullat, por edhe zbatimi i tyre. Në këtë buxhet janë parashikuar të ndërtohen rrugë, aeroporte, për të zhvilluar turizmin. Por, kjo nuk mjafton. Ne vërtetë jemi një vend i vogël, por kemi pasuri të shumëllojshme. Së fundmi ka ardhur koha që në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institutit kërkimi, pa kërkime shkencor nuk ka zhvillim. Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është punë e këtyre instituteve që të merren me standardet e marrjes në dorëzim të veprave. Është po kështu detyrë e instituteve të shohin çmimet e manualeve, sepse rëndojnë kostot e veprimit.", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë


I.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)