Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vajti që të jepte votën e tij për Këshillin Kombëtar të PD-së ndërsa dy ish-kryetarët e PD-së, Sali Berisha dhe Eduard Selami e pritën Bashën në një restorant. Sipas axhendës së tyre ishte parashikuar që të zhvillohej një drekë pune ndërmjet tri kryetarëve të PD-së të cilët përgjatë kësaj kohe kanë filluar nj bashkëpunim të ngushtë ndërmjet tyre.
Pas përfundimit të votimit, Basha u bashkua me Selamin dhe Berishën në një restorant në afërsi të zyrës private të ish-kryeministrit. Dreka e tyre u mbajt e fshehtë por burimet bëjnë me dije se temë e diskutimet ka qenë përbërja e Këshillit të ri të Partisë Demokratike si edhe emrat që Basha do të propozojë për të kryesuar departamentet që do të krijohen.
/Shqiptarja.com