Lulzim Basha: Do të hap PD-në
për të gjithë, nga baza te Kryesia

Lulzim Basha: Do të hap PD-në<br />për të gjithë, nga baza te Kryesia
TIRANE- Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike po bëhet gati për një hapje me qëllim ndryshimin e realitetit politik sot në Shqipëri.
 
Sipas tij, do të jenë një serë vendimesh që do t'u hapin rrugë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në Partinë Demokratike.
 
Basha theksoi se vendimi për hapjen e PD nuk do të jetë thjeshtë makiazh, por i vërtetë dhe do të nisë nga degët në bazë dhe deri te Kryesia dhe grupi parlamentar.

"Ky është një proces ku do të përfshihet të gjithë kryetarët, nga degët e PD te Grupi dhe Kryesia. 

Por dua t'i siguroj, që hapja dhe ndryshimi i PD do të jetë i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Makiazhet do të minonin shanset për një ndryshim pozitiv në Shqipëri" tha ai.


Lideri i PD, foli gjithashtu edhe për kufizim pushteti brenda PD. Përsa i përket humbjes në Kolonjë, Basha u shpreh se "Për Kolonjën mund të iu them, se kushdo që kërkonte një provë tjetër ja ku e ka.
 
Në një zonë ku e majta ka qenë gjithmonë e avantazhuar, pati shit blerje votash
" deklaroi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë