Lulzim Basha emëron ish-këshilltarin ushtarak të Nishanit e Metës në krye të Sigurisë Kombëtare të PD-së

Lulzim Basha emëron ish-këshilltarin ushtarak të Nishanit e Metës në krye të Sigurisë Kombëtare të PD-së

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral  Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. 

Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjecare si përfaqësues ushtarak në NATO.

PIRO AHMETAJ

36 vjet, me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demostruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Përparimi në gradë:

Kapiten (1992), Kolonel (2008), Gjeneral (2013). U emërua me rekomandimin e posaçëm të Komandantit të NATO-s Admiralit Stavridis.  Në Tetor 2019 ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

PËRVOJA

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj është ekspert në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (PARP/MAP); Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Ushtarake; Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA; Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes me USA; “pionier” dhe rekomandues i “një platforme të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-Kombëtare”.

Ai ka pjesëmarrje dhe prezantime në shumë trajnime në institucione dhe institute të sigurisë globale, si: Bruksel, Ëashington, Neë York, Chikago, Londër, Berlin, Paris, Otava, Oslo, Pragë, Gjenevë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj. Ka zë të spikatur në komunitetin e sigurisë mbarëkombëtare, në rajon, NDU-Ëashington DC, Kolegjin e NATO-s, Romë, Qendra Marshall, Gjermani, në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, ku edhe ka botuar 100-ra vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit.

Për përkushtimin dhe kontribute të dalluara përgjatë 36 viteve karrierë ushtarake, veçanërisht në procesin 25 vjeçar (1994-2019), drejt dhe pas antarësimitnë NATO është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe të NATO-s. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 07/12/2019 20:46

    Me vjen keq qe nje parti politike aspiruese e demokracise ka rene kaq poshte me figura qe jane djegur si puna e ketij me larte.Me njerez qe vetem kontribut nuk kane.Kam shume respekt per ushtaraket por ka shume qe aspirojne qe vendi te kete nje opozite te forte.

    Përgjigju
  • Ùsa: 07/12/2019 01:35

    E njoh nga afer....ti thuash gomar , ofendon gomarin.

    Përgjigju
  • Ushtarak: 06/12/2019 23:56

    Perfundimisht ky vend nuk behet. Nuk e di se si politika majtas apo djathtas gjen njeres servila dhe te paafte si ky qe gjen PD. Kaq e veshtire eshte qe te marresh inf mbi keta tipa. Le qe kryetaret w partive, ministrat dhe me pergjithesi drejtuesir e sotem vetem servila dhe te paafte duan. Mjere ky vend

    Përgjigju
  • Koloneli: 06/12/2019 20:53

    http://www.gazetadita.al/gjen-pirro-ahmetaj-manifeston-injorance-turperuese-replike/

    Përgjigju
  • roni: 06/12/2019 20:43

    Cfare kontributi ka ky more te mjere ai edhe nje toge nuk e komandon dot.

    Përgjigju
  • edi: 06/12/2019 19:57

    Hiqe kete kolere i helmuar nga dushja or treshja Meta ,Berisha dhe Lulushi Shqiperia ka HUMANE PA PARTISH TE HELMOSUR DHE KANSEROZE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare