Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?

Lulzim Basha është budalla, qesharak, i lig apo të trija bashkë?

Pikërisht në kohën që opinioni publik pret të marrë një përgjigje dinjitoze për rolin e tij në përpilimin e dosjes së Dik Martyt për trafikun e organeve nga UÇK-ja apo për kasetën e Bellanicës, Lulëzim Basha i befasoi mbrëmë të gjithë me një copë letër në dorë që e tundte në emisionin e Fevziut duke shpallur se Edi Rama ka fshehur numrin e të vdekurve nga Covidi. Dokumenti që ai paraqiti ishte pa referencë.

Ne tani jemi mësuar dhe duhet të bësojmë se nga SHQUP-i vijnë informacione nga «qytetari dixhital», ndërtohen përgjime me teknikën e Salianjit dhe me frymëzimin e Babales dhe tani në fund edhe Lulëzim Basha, duke ndjekur këtë shkollë, u paraqiti shqiptarëve një denoncim të bërë nga disa mjekë që, sipas tij, nuk duan të identifikohen sepse kanë frikë nga Edi Rama.

Ai akt i Bashës meriton të vështrohet në disa pamje. E para : autori i atij akti nuk është një Babale çfarëdo, por është lideri i opozitës, i cili, prej kohësh ka shpallur kauzë të tij platformën anticovid dhe i jep mësim qeverisë në çdo 24 orë. Covidi, siç e dimë të gjithë, është një pandemi pra ka përfshirë gjithë botën dhe nuk është problem i politikave. Madje të gjithë kanë vënë re se vendet më efikase në luftën me këtë pandemi kanë qenë vendet e Azisë dhe Kina dhe më të goditurat vendet perëndimore.

Lulzim Basha është i vetmi drejtues opozitar në botë që ka marrë flamurin qesharak të luftës kundër kësaj fatkeqësie që ka gjunjëzuar botën dhe po ashtu si një personazh komedie ka shpikur 5 pika që sipas tij e shërojnë robin e allahut nga kjo fatkeqësi. Ai injoron të gjitha institucionet e këtij vendi. T’i marrim me radhë gjërat.

Në dokumentin e djeshëm ai thoshte se nuk mund t’i bëjë publikë emrat e atyre që kanë denoncuar sepse do hakmerret Rama. Mirëpo ne të gjithë jemi dëshimtarë këto ditë se mjaft mjekë edhe dinjitozë e kanë kundërshtuar hapur dhe publikisht ministren e shëndetësisë, kanë dalë në krah të tij nëpër tubime të ndryshme me specialistë të mjekësisë dhe nuk kemi dëgjuar që ndonjë prej tyre të jetë penalizuar.

E dyta : çfarë leverdie ka Edi Rama që të ulë numrin e të vdekurve nga kjo fatkeqësi. Një mendje diabolike do të mendonte të kundërtën ; në mënyrë që të përfitonte më shumë fonde nga Europa, Edi Rama do të ishte i interesuar që ta rriste këtë numër.

E treta, ne kemi një emision investigativ si « Fiks Fare » apo « Stop » që sinjalizohen edhe për gjërat më të imta që ndodhin në këtë vend. Si ka mundësi që këtyre formateve, por edhe medieve të tjera u ka shpëtuar ky fakt. Tjetër, përmendja e vdekjes dhe loja politike me vdekjen është shumë e rëndë se fyn në radhë të parë mjekët që po përballen me këtë fatkeqësi dhe fyen edhe logjikën e shëndoshë të solidaritetit që duhet të kemi të gjithë në këtë kohë të vështirë.

Dhe e fundit pse e bën këtë shpifje Lulëzim Basha ? Si ka mundësi që nuk vunë mend me Babalen? Gjithnjë e më shumë opozita shqiptare po rrëshqet në botën virtuale të ndërtuar me iluzionin që sjell krijimi i një realiteti virtual në qendër të të cilit janë projektuar ëndrrat e opozitës me Lulin kryeministër dhe shërues të plagëve të Coviditi në planet.

Krijimi realiteteve mediatike virtuale ka kohë që është shfaqur në vendin tonë dhe tani ka marrë formë të plotë. Ai filloi atëhere kur partitë politike, në takimet elektorale, nuk paraqitnin atë që ndodhte realisht në ato takime, por përgatisnin kaseta të gatshme duke riprodhuar me këtë rast jo ngjarjen reale, por të ngjashmen e saj virtuale. Opozita shqiptare dhe Lulëzim Basha e kanë përsosur këtë qasje dhe ata i paraqitin publikut jo realitetin por imazhet që rrëfejnë idetë e tyre për qeverinë të ilustruara me imazhe apo tekste të trilluara.

Lulzim Basha viziton një ish deputet të PD-së sot biznesmen dhe e shet krizën e tij si krizë të Shqipërisë. Sajon një bisedë mes Babales dhe vëllait të zotit Xhafa dhe e paraqet atë si implikim të ministrit në tregun e narkotikëve. Tani me teknikat e Babales sajon një copë letër dhe thotë se të vdekurit nga covidi janë më shumë, se ata po i fsheh Edi Rama.

Duke jetuar në këtë botë virtuale dhe duke mos përfillur asnjë institucion, Lulëzim Basha është katandisur si një aktor i keq që reciton tekstin e një tragjedie që ai kujton se i prek njerëzit, por në fakt bën efekt të kundërt, i bën ata për të qeshur.

Një personazh i tillë shfaq të gjitha tiparet e tipit që kam përmendur më lart. Sipas fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, (Tiranë, 1980) budallai përcaktohet kështu: 1) I metë nga mendja, që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm, i trashë nga mendja, që nuk ia pret. 2) Që flet e sillet pa menduar, që nuk vepron me arsye e si të gjithë ; që nuk mendon shumë, që nuk pyet, që sillet e vepron si i krisur. (Trim budalla). (188)

Ndërsa fjala qesharak, veç të tjerash ka dhe kuptimin që nuk është serioz. (f. 1601)

Fjala i lig në këtë fjalor ka këtë kuptim : I keq, zemërkeq, tinëzar, jo i ndershëm, i dobët, i ulët (f.995)

Nuk e di a është për të qeshur kur Lulëzim Basha në vend që të sqarojë pozicionin e tij në hartimin e dosjes për Shtëpinë e Verdhë me antropologun peruan apo të tregojë të vërtetën për videon e Bellanicës, deklaron se ai ka futur në burg Millosheviçin.

E bukura është se ata që e mbrojnë thonë se ai në atë kohë ka qenë një i ri pa përvojë, 25 vjeç djalë, ndërsa Luli na del një hetues me përvojë planetare se ka futur në burg një nga kriminelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore.

Nuk e di a është ligësi të bësh politikë me vdekjen, por këtë e bën vetëm një trim budalla i çartur si Lulëzim Basha që ka marrë përsipër të shpëtojë planetin nga Covidi me anë të 5 pikave dhe me tesktin e telenovelës të shkruar sipas motiveve të këngëve pupollore vlonjate kënduar nga Babale.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • retu: 21/11/2020 13:50

    me i mire se surreli esht, surreli i ka te gjitha te keqijat

    Përgjigju
  • Igor: 21/11/2020 08:25

    Po me nji popull injorant mud te behet cka mos ,por populli duhet te zgjohet nga gjumi dhe ta mer hakun me 25-4 2021,dhe ateheri Basha dote i thot vetes ne pasqyre qe qenkam budalla nr 1 ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • TTT: 20/11/2020 22:56

    Ky eshte nje kelysh qesharak kurve qe diten i futet ne shtrat kafshes Argita dhe naten kuçedres Saleh. Nje kellire pa identitet

    Përgjigju
  • LORA: 20/11/2020 22:20

    Kusaro-krimineli holandez i shqup-it e di fort mire se shumica e cilesuar e shqiptarve e njohin ate mjaftueshem,aq sa ky nuk guxoi te futet ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019.Dilemen e Yzeirit shqiptaret e kane zgjidhur shume kohe me pare. Tung.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 20/11/2020 21:15

    Po pse sot e din ti Ilir qe Lylezimja eshte budalla?

    Përgjigju
  • asl: 20/11/2020 21:08

    Basha nuk ka vetem tre cilesite e mesiperme,harruat me kryesoren:Ai eshte nje MATEMATIKAN.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2020 21:03

    Te treja bashke ......plus eshte dhe k...e kandari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën