Lulzim Basha është shumicë apo pakicë?

Lulzim Basha është shumicë apo pakicë?

Lulzim Basha

Unë, mendoj se ka dy masa që duhet të matet një lider! Me idetë dhe propozimet apo në identitetit politik që ai përfaqëson! Basha  është pakicë apo shumicë në ide, propozime apo identitet politik?

A është pakicë me propozimin lista të hapura! Ky është një ndër propozimet e Bashës për reformën zgjedhore! Nuk mendoj se është pakicë! Përkundrazi është shumicë! 

A është pakicë për votën e emigrantëve? Nuk mendoj se është pakicë, sepse shqiptarët që jetojnë jashtë me të drejtë votë janë shumicë! 

Basha është për votimin elektronik! Edhe për këtë ai është shumicë, sepse shumica e shqiptarëve e duan atë!

A është shumicë me propozimin se shqiptarët duhet të zgjedhin me votë Presidentin e tyre? Besoj se të gjithë shqiptarët duan t'a zgjedhun me votën e tyre Presidentin dhe jo të jetë rezultat i patateve të partive politike! 

Basha thotë se "trekëndëshi i Bermudës" është ajo që mban peng shqiptarët! Këtë e konfirmojnë të gjitha sondazhet dhe po ashtu edhe të gjitha faktet politike! 

Basha kërkon që shqiptarët kanë marrëdhënie të ngushta e strategjike me Shba-të! Është për këtë Basha është shumicë në vend, sepse shumica e shqiptarëve janë më Shba-të! 

Basha është në favor të Spak dhe të drejtësisë së re! Edhe për këtë ai është shumicë në vend, sepse shumica e shqiptarëve janë më Spak dhe me faktin që duhet të marr fund pandëshkueshmëria!

Lulzim Basha është për idenë se "Non Grata" nuk duhet të jenë opsion apo alternativë politike! Edhe për këtë është shumicë, sepse kështu mendojnë shumica e qytetarëve të lirë e të ndershëm! 

Pra, Basha në ide, propozime apo identitet politik është shumicë në vend! A është shumicë edhe në numra! Pavarësisht krizës politike që ka pësuar PD dhe zgjedhjet që janë zhvilluar, Basha në cilësinë e liderit ka marrë pjesë në zgjedhje për herë të fundit në 2021 duke marrë rezultatin më të mirë në historinë e PD, pavarësisht që nuk mori pushtetin!

Pra, Bashën nuk mund t'a paragjykojmë, sepse s'ka marrë pjesë në zgjedhje! Një politikan që është shumicë në ide i ka të gjitha mundësitë të jetë shumicë edhe në numra! Prova e vërtetë e Bashës do të jetë ajo e zgjedhje të 2025!

Madje kjo do të jetë një provë decive për të e deri atëherë do të ketë shumë faktor në favor ose në disfavor të Bashës! Sipas meje Basha do të jetë në një situatë shumë më komode politike në zgjedhjet e 2025 dhe ai po përkushtohet çdo ditë për t'a ringritur PD në alternativë fituese! Indiciet janë të mira, por shumë punë është për t'u bërë!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 05/02/2024 07:47

    o Dac.... shume mire paske gjetur pyejet qe lartesojne figuren e adhuruesit tend kukulles se lyer e ngjyer Luluzim Basa por NE si popull kemi shume e shume te tjera qe kukulles tende ia ulin vlerat dhe e bejne te duket nje cope mishi pa sy themi ne si Popull, duke na ardhur nder mend se si u katapultua deri aty nje <lider> qe edhe pse aritmetiken nuk e pertyp dot arriti te pertype miliona€ ne rrugen e Kombit, edhe pse numrin 4 nuk arrin ta kuptoj ishin aq Shqiptare te vrare nga babai i tij qe Lulusi e mbron akoma deri tani se eshte si duket edhe vet i perfshire..... mjaftojne vetem keto pak gjera te kujtosh vec te tjerave qe dihen dhe s'dihen qe mos te hyj ne mendje per 100 vjet te lavderosh shefin, por egoja njerzore(jo shtazore se eshte me e mire) e byth lepiresve ben qe te mbyllesh syte dhe te shkelesh cdo gje te shenjte mjafton qe shefi te shikoj me sy te mire dhe te hapi thesin edhe per Ty... O te mjeret Ju... ne si popull nuk jemi dele edhe pse na milni pothuaj cdo dite duke filluar nga ai i Gjati ne pushtet ai te parafingo, Like florini pse jo dhe shefi yt shalngjitun...do te vij dhe koha jone.... zgjedhjet e 25 do te vleresojne nese e kemi gabim ne si popull apo Ju si pari e sylesheve...

    Përgjigju
    • jota: 08/02/2024 08:35

      Po he na shastisi ky me kete artikull. Basha eshte karte e djegur njesoj si Berisha. Sa me pare ti largojne demokrate aq me shpejt mund te ringrihet e djathta. Po ky kur te humbi prap ne 2025, prap aty e ke nuk do iki - do gjej arsye tjeter...

  • Pena: 04/02/2024 23:29

    Hartim I bukur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë