Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime.

Komentet Basha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ku tha se politikanët sillen si yje Hollivudi, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve. Ai shtoi se sistemi aktual politik në shqipëri, e shkëput lidhjen e deputetit me qytetarët dhe këmbënguli se ndyshimi i sistemit është i domosdoshëm.

“Sa më e mirë të jetë marrëdhënia e deputetit me atë që e kanë votuar, aq më mirë është. Nëse nuk vijnë t’ju dëgjojnë dhe pasi marrin votat u kthejnë shpinën qytetarëve, atëherë vendimet nuk merren për ju, nuk merren për ëndrrat tuaja. Si ta shërojmë ne, sistemi kushtetues që kemi ne prej vitit 2008, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton që deputeti të ketë një vend të sigurt në listë dhe zgjidhet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka dështuar politikbërja.

Sepse politika dështon t’i njohë problemet tuaja. Deputeti është në Parlament. Çfarë është parlamenti? Është përfaqësia e popullit, meqënëse popullin nuk e mbledhim dot në një sallë të madhe për të votuar ligje. 2021 e shtrëngoi rezultatin zgjedhor. A ka ardhur njeri t’ju pyesë se çfarë shpresash dhe kërkesash keni ju? Jo. A mund ta ndryshojmë këtë? E drejtë është që deputeti të shkojë te qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre. Duhet të jesh njeri i besueshëm me integritet dhe duhet të kesh një projekt. Por pasi të shkosh në Parlament, duhet sërish të kthehesh te njerëzit që të kanë votuar dhe të japësh llogari. 

Përshembull e ngrite në Parlament çështjen e pensioneve që janë të pamjaftueshme as për të blerë gjysmat e ilaçeve. Debati është zëvendësuar në mënyrën më tinëzare me lloj lloj trukesh. Çfarë ka bërë kjo qeveri për rininë këtë javë? Meqë është edhe java e parë e provimeve të maturës. Rama puthi Melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit? Çfarë janë politikanët? Yje Hollivudi janë që të sillen si të tillë? Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë

Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë