'Me drejtësinë ose me korrupsionin', Lulzim Basha: PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% mbështetje pa kushte për SPAK, i janë turrur për ta sulmuar

'Me drejtësinë ose me korrupsionin', Lulzim Basha: PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% mbështetje pa kushte për SPAK, i janë turrur për ta sulmuar

Nga Kuvendi zgjedhor i degës 11 të PD në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se lufta personale brenda partisë ka ardhur me një faturë të lartë.

“Lufta për interesa personale për dy vite brenda PD, ka ardhur me një faturë shumë të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një pjesë prej nesh e ka përjetuar atë kohë kur Shqipëria nuk kishte opozitë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kthehemi në atë kohë.”, tha Basha.

Në fjalën e tij para demokratëve të degës 11, Basha u shpreh se PD është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK dhe drejtësinë e re. 

"Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kundër korrupsionit? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë. 100% mbështetje pa kushte për SPAK", tha Basha.

Sipas Bashës, tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri pas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar.

"Tani që hetimet e SPAK po rrëzojnë njeri lpas tjetrit, i janë turrur për ta sulmuar. Dhe kjo nuk është kohë për dilema, por për qëndrime të qarta: e mbështesim apo jo drejtësinë".

Në fjalën e tij, Basha vuri theksin edhe tek largimi i shqiptarëve, të cilët janë për mbijetesë.

“Së pari, dua ta nis me një mirënjohje nga zemra që keni bërë në këto dy vite jashtëzakonisht të vështira. Dhe rikthehemi falë qëndresës tuaj, ndaj për këtë keni mirënjohjen e thellë jo vetëm timen, por të të gjithë shqiptarëve që presin ndryshimin për të dalë nga këtë gjendje të zezë ku ndodhen”, tha Basha.

“Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar duke marrë rrugën pa kthim. Këta bij nënash nuk largohen për luks, por për mbijetesë. Sot kemi dy Shqipëri, njëra ajo e ekraneve që mburret dhe trumbeton të dhëna që as hahen, as jetohen. Shumica tjetër janë ata që mallkojnë gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë një familje, largimin e bijve të tyre. Njerëzit mund të falin shumë gabime të rënda, por jo shkatërrimin e mijëra familjeve shqiptare”, vijoi Basha.

Basha tha se mazhoranca dhe grupi Bardhi-Berisha nuk e duan Reformën Zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Basha: Rama është bërë pishman për drejtësinë e re! Asnjë nuk e do Reformën Zgjedhore, njëri thotë nuk e dua, tjetri e bllokon

1707243089_basha.JPG

Në fjalën e tij para demokratëve të degës 11 në Tiranë, kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh se Partia Demokratike është e qartë në qëndrimin e saj, duke mbështetur 100% SPAK.

"Përballë kemi një kastë politikanësh që për 33 vite nuk kanë pyetur për ligjin. Ndaj, këta politikanë duhet t’i pyesim: Duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un? Tani që drejtësia ka nisur të veprojë, duhet apo nuk duhet ta mbështesim SPAK-un. E kuptojmë Edi Ramën që është bërë pishman për drejtësinë e re. A nuk është kjo koha që opozita t’i qëndrojë në krah për të vënë para ligjit pandëshkueshmërinë. Si mund të jesh kundër drejtësisë, kur je kindër korrupsionit? PD e ka zgjidh këtë dilemë, 100% në mbështetje të SPAK-ut dhe drejtësisë."

Sa i përket Reformës Zgjedhore Basha tha se asnjëra palë nuk e do duke iu referuar këtu grupit Bardhi-Berisha dhe mazhorancës.

"Ne e dimë se Edi Rama nuk e do Reformën Zgjedhore. Është treguar i sinqertë, e ka thënë, e dua kështu siç është. Dhe kështu siç është e mban po të dojë, shqiptarët nuk zgjedhin kansidatin që duan, barazi vote nuk do ketë, procesi është provuar në çdo raport që është problematik dhe e mban. Por kemi dikë tjetër që nuk e thotë, do apo nuk e do, por e bllokon procesin e Reformës Zgjedhore. Nuk është e njëjta gjë? Tjetri thotë nuk e dua, tjetri e bllokon Reformën Zgjedhore. Me paturpësinë më të madhe, drejton gishtin nga PD. Janë në një mendje me Edi Ramën, duke e bllokuar tash një muaj komisionin e Reformës zgjedhore, që mos të vijnë të dëgjohen shoqëria civile, institucionet vendore, institucionet ndërkombëtare, që të pyeten duhet apo sduhen listat e hapura, barazia e votës, votimi elektronik dhe votën e emigrantëve".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë