Lulzim Basha në Pukë: Rama
ka fjalor të papranueshëm

Lulzim Basha në Pukë: Rama<br />ka fjalor të papranueshëm
TIRANE- Kryetari i PD Lulzim Basha ka marrë pjesë dje në kuvendin e selisë blu në Pukë. Basha e ka cilësuar të papranueshëm fjalorin dhe fyerjen që: “Kryeministri i vendit iu bën pareshtur punonjësve të shtetit shqiptar, ndërsa ai ka ofruar standardin më të keq duke përfshirë në poste drejtuese dhe në administratën e vendit njerëz me precedent kriminal e me diploma falco”.

Sipas tij kjo mazhorancë, ka demonstruar shkallën më të lartë të korrupsionit, atë politik me shitblerjen e votave në Korçë. “A nuk je ti që ke emëruar njerëzit e skutave më të errëta të krimit, drejtues në poste të rëndësishme të administratës. Që ke emëruar të dënuarit për drogë, që ke emëruar dhe ke zgjedhur të kërkuarit për rrëmbim fëmijësh në poste drejtuese të administratës. Ti që akuzon drejtësinë për korrupsion, a nuk je ti që demonstrove shkallën më të lartë të korrupsionit ?! Korrupsionin politik me shit-blerjen e filmuar të votave në Korçë dhe që pastaj e mbylle çështjen duke e amnistuar.

Dhe që sot i mohon opozitës të drejtën për transparencë që ia ka dhënë Kushtetuta e sovrani me komisione parlamentare hetimore. Ti që akuzon drejtësinë për korrupsion, a nuk je ti që me njerëzit e tu vodhe serverin e të dhënave tatimore dhe prap mohove transparencën parlamentare?!”, tha Basha. Duke u ndalur tek procesi zgjedhor në të cilin është përfshire PD, zoti Basha ka garantuar se vota do të jetë në themel të procesit të vendimarrjes në këtë parti. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!