Lulzim Basha nis konsultimet 
për emrat e departamenteve

Lulzim Basha nis konsultimet <br />për emrat e departamenteve
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të nisë këtë javë konsultimet për të arritur në miratimin e departamenteve të PD-së të cilët do t’i paraqiten për votim këshillit Kombëtar të datës 13 tetor. Burimet kanë bërë të ditur se vetë departamentet do të kenë struktura të organizuara për funksionimin e tyre si dhe do të kenë koordinim konkret.

Mësohet se do të jenë 14 departamente të tilla që do të funksionojnë në formën e një “qeverie hije”. Një projekt ky që u realizua me KOP-in e para 9 vitesh, me të cilin demokratët realizuan programin e fushatës elektorale si dhe atë të qeverisjes. Roli i departamenteve nuk do të jetë vetëm ai i kundërshtimit të propozimeve të qeverisë aktuale, por dhe i përpunimit dhe paraqitjes së alternativave në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Gjithashtu pikë e takimeve të Bashës do të jetë dhe gjetja e emrave që do të propozohen për sekretariatin politik të demokratëve, dhe kjo një strukturë që do të propozohet për votim në këshillin kombëtar të demokratëve.

Të dy këto struktura të reja do ti bashkëngjiten dhe rolit që do të kenë tre ish kryetarët e PDsë të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre si dhe një rol tejet të rëndësishëm në organizimin e selisë blu. Burimet kanë bërë të ditur se në këtë mënyrë PD do të ketë më shumë frymë kolegjialiteti si dhe do të jetë më efikase në organizimin e aktivitetit politik.

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën