Lulzim Basha: Opozita aksion
politik kundër krimit dhe drogës

Lulzim Basha: Opozita aksion<br />politik kundër krimit dhe drogës
Plot katër orë dëgjesë me përfaqësues të medias por edhe me artistë apo intelektuale i janë dashur kreut të PD për të marrë opinionin e tyre për atë që kryeopozitari Basha e cilëson aleancë e vlerave kundër krimit.
 
Pas këtij takimi të gjatë Basha doli i inkurajuar duke lënë të kuptohet se ishte produktiv ndërsa mësohet se gjatë diskutimit nuk kanë munguar edhe vërejtjet për linjën e butë opozitare përballë qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike Basha deklaroi se opozita do të përgatisë një aksion politik kundër drogës dhe krimit me qëllim sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Kisha një takim me përfaqësues të medias nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile që kanë të bëjnë me tre problemet kryesore; krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.
 
Tre probleme që nuk i përkasin vetëm PD, por janë më të mëdhatë që përballen shqiptarët.
 
Mund të them se nga ky takim, dal edhe më i inkurajuar për të ndërtuar së bashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe për të luftuar krimin dhe drogën.
 
Do të formulojmë një aksion politik opozitar, ku secili do të luajë rolin e tij
” deklaroi Basha.
 
Ndërsa i pyetur për përjashtimin e deputetit Fufi nga grupi parlamentar, pasi votoi ligjin e reformës në drejtësi, Basha nuk pranoi që të bënte komente.
 
Për këtë çështje ka pasur një komunikim dhe do të ketë edhe të tjera” përfundoi Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social