Lulzim Basha: PD nuk i bojkoton
zgjedhjet, duam votim elektronik

Lulzim Basha: PD nuk i bojkoton<br />zgjedhjet, duam votim elektronik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit, teksa në një takim me kryetarët e degëve ka dhënë udhëzimet duke ndezur motorët.
 
Në deklaratën për mediat para nisjes së takimit me strukturat lokale, Basha u dha fund zërave për bojkot duke deklaruar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje.
 
"PD do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka asnjë skenar tjetër, do të luftojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të fitojmë" deklaroi ai.
 
Basha këmbënguli edhe një herë tjetër te votimi elektronik duke e cilësuar si kusht kryesor të PD, pasi shmang manipulimin dhe votimin familjar.
 
"Takimi i sotëm për fushatën për zgjedhjet e lira. Për nisjen e një ndryshimi të madh. Votimi elektronik, propozimi më i rëndësishëm i opozitës.
 
Kontestimi i zgjedhjeve na ka shoqëruar në 25 vite, votimi elektronik i jep fund kontestimit të zgjedhjeve.
 
Me votimin elektronik cdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij, nuk ia mohon askush, nuk ka votim familjar.
 
Me votimin elektronik merr fund manipulimi i qytetarëve, jetik për vendin.
 
Cdo qytetar dëshiron garantimin e votës, i majtë dhe i djathtë. Në 2015 raporti i OSBE e tha se e drejta për të votuar është kërcënuar. Kush e kërcënoi, krimi i veshur me pushtet.
 
Disa përpjekje të mjerueshme të shumicës dhe mercenarëve të tyre po përpiqen të na japin kohën si justifikim, s'ka kohë për të garantuar votën e lirë? E gjejmë Kohën.
 
Jemi të hapur për diskutim nëse kanë zgjidhje më të mira, por nuk ka.
 
Këtij vendimi do ti japim formë përmes një kontakti intensiv me qytetarët në terren me një aksion të shumëfishtë
" tha Basha.
 
Më pas Basha u ndal edhe te lista e kandidatëve dhe hapja e partisë.
 
"Vendimi tjetër i Kryesisë dje ishte hapja e procesit për mbledhjen e propozimeve për kandidatët për deputetë me të gjithë para 15 shkurtit.
 
Kandidatët për deputetë të PD do t'i nënshtrohen një procesi kontrolli të figurës.
 
Komisioni që kemi ngritur në PD është i pajisur me mbështetjen më të mirë. Lista e PD nuk do të ketë asnjë surprizë për pastërtinë e figurës
" tha ai.
 
Gjithashtu Basha udhëzoi kryetarët e degëve për shqyrtimin e listave, programin elektoral dhe logjistikën.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?