Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit!

Lulzim Basha, prej 13 qershorit flamurtar i destabilizimit!

Kreu i PD Lulzim Basha

Z.Basha në takimet me demokratët ka thënë me gojën plot:”....jo bashkëpunimin...., por rrëzimin një orë e më parë....”, “..ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”, “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”. Në këto shprehje sintetizohet premtimi dhe rruga që do të ndjeki Basha si Kryetar i PD, nëse Ai rikonfirmohet nga zgjedhjet fasadë në 13 Qershor. Ai shfaqet pa maskë: kush është, në ç’formacion është rrjeshtuar, krah kujt lufton dhe kundër kujt lufton.

Lulzim Basha konfirmoi se nga një fishek në vezmen e Sali Berishës deri sot, do të jetë Kryekomandant nesër e në vijim. Premton vazhdimësi të vijës së ashpër te Sali Berishës deri në vdekje. Pas 13 Qershorit goja e PD-istëve në vend të artikulojë fjalë, do të bluajë gurë. PD në vend të arsyetimeve do të ofrojë bombat molotov. Partia Demokratike, duke refuzuar dorën e mazhorancës, të shtrirë për bashkëpunim, do të kthehet në acarin e dimrit të gjatë ‘demokrat’.

Si forcë politike nuk do të ofrojë asgjë të re. Tension e bllokim në Parlament. Dhunë e destabilizim në rrugë e në sheshe. Nën parrullën “Na i jepni fitoren, ani pse nuk na takon!..” demokratët do të rraskapiten nëpër sheshe e rrugë, herë qetësisht e më shumë dhunshëm, duke kërkuar zgjidhje të një ekuacioni pa rënjë!..

Sakrificë e madhe për këta njerëz, do të enden pa orientim duke luftuar me mullinjtë e erës si edhe shumë herë të tjera!.. Me sa duket në PD ka një kontigjent të pandreqshëm që bën ligjin dhe e tërheq zvarrë antarësinë e PD në rrugët dishezë me pluhur e baltë. Gjithë kjo sipërmarrje nuk bëhet kot së koti, e ka një qëllim; madje shumë djallëzor dhe antishqiptar: “Strategjia e situatës së tensionuar dhe destabilizuese bëhet për të treguar se zotër të Shqipërisë janë ata dhe vetëm ata.

Në Shqipëri ka vend nderi për ata dhe për miqtë e tyre. Shqipëtarët e tjerë do të mbeten qytetarë të dorës së dytë, mbushës topi kur i thonë... Nën mbretërimin e tyre Shqipëria do të mbetet jashtë dyerve të Europës dhe SHBA do t’iu kërkohet ti ‘mbajnë duart larg’ nga Shqipëria!..”. Në serialet që do të luhen pas 13 Qershorit 2021 do të ketë një ndryshim esencial. Lulzim Basha do të ketë fituar besimin dhe do të ketë marrë bekimin e Kupolës për të qenë Prijsi i Ri i PD dhe turmave. Ai do të jetë falmurtari i destabilizimit të Shqipërisë.

Si asnjëherë deri sot, Antarësia e PD ka në dorë shansin historik që të jo vetmë të shpëtojë PD nga kjo aventurë e rrezikshmë dhe e dhimbshme por edhe Shqipërisë e shqiptarëve t’jua ‘kursejë’ këto seriale mundimesh. Mos ta votojë Lulzim Bashën për kryetar ose në mënyrë demostrative të bojkotojë zgjedhjet farsë të 13 Qershorit. Përndryshe PD do të hyjë më thellë në tunelin e mos kthimit, tunel ky që nuk ka as dalje dhe pashmangësisht të ofron përplasje fatale....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim