Lulzim Basha: T’u presim rrugën
komunistëve nga drejtimi i vendit

Lulzim Basha: T’u presim rrugën<br />komunistëve nga drejtimi i vendit<br>
Në seancën përkujtimore në Kuvend për deputetët e ekzekutuar nga komunizmi ka folur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se ndihet fajtor që nuk janë dënuar krimet e komunizmit.

“Të nderuar familjarë të deputetëve të martirizuar. 70 vite më parë regjimi komunist i Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve të fundit opozitar në sallë. I vrau se mendonin ndryshe, sepse nuk u pajtuan me komunizmin me vdekjen e pluralizmit. Kësaj shoqërie i mbahet e fshehur një vërtetë e madhe.

Komunizmi u instalua me dhunë dhe me gjak. Sot ndihem fajtor, si deputet, politikan dhe kryetar i PD, që nuk kemi dënuar krimet e komunizmit, për të penguar eksponentët e komunizmit që të mos jenë në jetën politike.

70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam në një kuvend që drejtohet nga një njeri që ishte pjesë e asaj klike. Ky është dështim. Jam i hidhëruar që me paratë e taksapaguesve shqiptarë në katër vite infrastruktura çnjerëzore e sigurimit të shtetit (Shtëpia e Gjetheve) dhe aparatit të dhunës së komunizmit është kthyer në tërheqje turistike, është trajtuar si dicka argëtuese, ndërkohë që nuk ka asnjë monument për viktimat e komunizmit. 

Ne duhet të gjejmë dhe të identifikojmë të gjitha eshtrat e viktimave të komunizmit, të nderojmë martirët e pluralizmit shqiptar, të tregojmë krimet e komunizmit dhe historinë tragjike se si një popull i tërë ra në kthetrat e komunizmit, t'u presim rrugën njëherë e mirë drejtuesve të lartë komunistë nga drejtimi i vendit dhe të ndalojmë përdorimin e simboleve komuniste” deklaroi Basha. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve