TIRANE- Gjatë një takimi që zhvilloi dje me përfaqësuesit e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se ekonomia shqiptare po kalon një situatë pasigurie pasi sipas tij qeveria nuk ka hartuar ende buxhetin vjetor për vititn 2014. Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, thuhet se biseda ndërmjet përfaqësuesve të FMN-së dhe Bashës është përqendruar kryesisht tek çështja e buxhetit vjetor si edhe tek nisma e demokratëve për ngritjen e komisionit parlamentar për të hetuar kopimin e sistemit elektronik të tatimeve. “Gjatë takimit diskutimet u përqëndruan tek pasiguria e krijuar si rezultat i vonesës së tejzgjatur të projektbuxhetit të vitit 2014 dhe mostransparencës qeveritare në lidhje me ndryshimin rrënjësor të sistemit tatimor në Shqipëri.
Përfaqësuesit e FMN-së u njohën me situatën e paligjshmërisë që dominon sot pothuajse të gjitha fushat e jetës, ekonomike, financiare e sociale të vendit. Misionit të Fondit Monetar iu bë e njohur situata e mbarsur e plot shqetësime nga ana e biznesit shqiptar, lidhur me rritjen e shfrenuar të taksave, si dhe me metodat abuziviste dhe shantazhuese të administratës tatimore ndaj biznesit e sipërmarrjes në vend, të cilët janë sulur në aksion për të nxjerrë të ardhurat publike me metoda arbitrare dhe ekstraligjore. Basha ndau me përfaqësuesit e FMN-së edhe shqetësimin e lindur nga ndërhyrja e qeverisë në serverin qëndror të të dhënave konfidenciale tatimore të qytetarëve të vendit, si dhe i informoi ata për iniciativën e ngritjes së komisionit hetimor për zbardhjen e ngjarjes së paprecedentë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike. Kësisoj, ky takim ndërmjet kreu të opozitës dhe FMN-së është bërë vetëm në kuadrin e ankesave që PD-ja ka ndaj qeverisë lidhur me buxhetin vjetor dhe me sistemin e IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Takimi i Bashës me Fondin Momentarë Ndërkombëtarë bëhet njëkohësisht me periudhën në të cilën qeveria do të bëj publike buxhetin vjetor të shtetit për vitit 2014 i cili që në fillimin e këtij muaji ka shkaktuar debate të forta ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Opozita që prej disa ditësh ka vijuar duke akuzuar qeverinë se po shkel ligjin në hartimin e buxhetit vjetor që sipas tyre sjell një kolaps të ekonomisë pasi me fillimin e vitit të ri, njësitë qeverisëse vendore dhe qendrore nuk do të kenë mundësi që të administrojnë pushtetin e tyre pasi nuk do të ketë fonde. Por sipas mazhorancës, i gjithë procesi është në mbyllje.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com