VIDEO/ Lumenj që vërshojnë, rrugë, banesa dhe plazhe të përmbytura në Itali! Pamjet nga situata e motit të keq në Emilia Romagna

Itali- Këto janë pamjet e pasojave të motit të keq dhe përmbytjeve gjatë 24 orëve të fundit në Itali, rajoni verior në Emilia Romagna.

Më të prekura zonat e Bolonjës, Faneza, Rimini dhe Ravena.

Lumenj që vërshojnë rrëmbyeshëm pas mbi 200 mm shi që ra nga e mërkura deri ditën e sotme, (19 Shtator), rrugë dhe banesa të përmbytura, lumenj që dalin nga shtrati, toka nën ujë dhe dëme në miliona euro të shkaktuara.

Problematikë edhe në zonën e plazhit, ku dhjetëra hektarë me sipërfaqe bregdetare dhe plazhet proivate e publike janë përmbytur dhe dëmtuar.

Videoja e xhiruar nga lart me dron tregon rrugët e Faenza-s (në provincën e Ravenës) të përmbytura plotësisht, për shkak të përmbytjes së lumenjve Marzeno dhe Lamone, por edhe sipërfaqe të tëra me tokë, lulishte, pemëtari, godina publike dhe private.

Vala e përmbytjeve ka kaluar por nivelet e lumenjve mbeten shumë të larta dhe kryebashkiaku i Faenza, Massimo Isola, ka ftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm:

“Shmangni bodrumet dhe bodrumet, qëndroni në katet e sipërme”, tha ai.

Plazh i përmbytur në Itali

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arka Noas: 20/09/2024 18:15

    Dergoni kampe ne Shqiperi dhe ulini popullin e zotit , shqiptaret me te vhetrit ne bote ja pra cfare sta ben njeriu ta kthen zoti , mos u bini ne hak hallaexhinjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion