Vjosa i vetmi lumë i egër në Evropë vijon të jetë një rrezik, për mijëra hektarë tokë dhe me dhjetra famije që rrezikohen nga përmbytjet në rast të reshjeve të dendura. Plani i menaxhimit të basenit të lumit Vjosa, do hartohet nga Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, me mbështetje të BE dhe nga bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Në konferencën e zhilluar këtë të mërkurë me fokus prezantimi i zbatimit te projektit “Mbeshtetje e BE per menaxhimin e integruar te ujit ne Shqiperi”, u kërkua nga zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello tha se Vjosa duhet të trajtohet e ndarë nga menaxhimi i lumejve të tjerë, për shkak të rrezikut që paraqet.
“Çështjet kryesore shqetësuese që lidhen me sektorin e ujit kërkojnë padyshim vëmendje maksimale dhe këtu vlen të përmendet që nga monitorimi, mbledhja dhe menaxhimi i të dhënave, zhvillimi i kapaciteteve, koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet palëve të interesuara. Baseni i lumit Vjosë, krahas baseneve të tjera lumore përballet me problemet që shkaktojnë përmbytjet dhe kërkon pavarësisht përgatitjes së planit për menaxhimin e basenit edhe përgatitjen e planit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. Parë nga këndvështrimi mjedisor,pellgu i lumit Vjosa është një ekosistem ndërkufitar, i shoqëruar me shumë sfida dhe shumë presione të ndryshme mbi trupat ujor me kushte shumë specifike mjedisore. Prandaj nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, rekomandohet që të përfshihet si një projekt individual i pavarur në të ardhmen”, tha zëvendësminsitrja Bello.
Aktualisht Bello bëri të ditur se po punohet në bashkëpunim me BB për menaxhimin e lumit Vjosa.
“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur punën në bashkëpunim me Bankën Botërore për zbatimin e menaxhimit të Vjosës bazuar në qasjen e bazuar në ekosistem duke marrë në konsideratë menaxhimin e mbetjeve, agroturizmin, bujqësisë e qëndrueshme, ruajtjen e biodiversitetit të para të gjitha në kuadrin e ekonomisë blu dhe asaj qarkulluese”, tha zëvendësministrja e turizmit dhe mjedisit.
Ndërkohë i pranishëm në takim ish deputeti i PS Ilir Beqaj që drejton edhe Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës tha se për menaxhimin e lumit Vjosë nuk mjafton vetëm angazhimi i Shqipërisë.
"Lumi i Shalës e ka bërë Shqipërinë Tajlandën e Evropës por atje në ditë të caktuara të gushtit ke frikë të shkosh nëse nuk administrohet siç duhet sepse është e frikshme. Nëse Vjosa është siç thuhet që është i fundit që duhet ruajtur siç është si pasuri botërore, ndjesë nëse po them se ku ishte bota deri në pasurinë e parafundit dhe nëse sot është pasuri botërore, bota duhet të marri përgjegjësitë e veta ndaj kësaj gjëje që ndodhet në territorin e Shqipërisë”, tha Beqaj.
Diskutimet në konferencë janë përqendruar në tërësi për të gjithë reformën e menaxhimit të integruar të ujit në Shqipëri, duke qenë se këtë vit nisi procesi i konsultimit ndër-institucional për kuadrin ligjor dhe draft raportet e planeve të menaxhimit të baseneve lumore si shtyllat kryesore drejt një sistemi eficient të menaxhimit të burimeve ujore në përputhje me kërkesat ligjore të BE-së.
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) si autoriteti kompetent në këtë proces, në bashkëpunim me institucionet relevante si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe agjenci kombëtare kanë çuar përpara konsultimin e draft ligjit (të ri) të Burimeve Ujore, draft ligjit për Ujërat Detare.
Vjosa eshte nga lumenjt me te bukur dhe i vetmi i eger ne Europe ,por dhe me i egri ne Shqiperi per vet furine e tij dhe demet kolosale qe sjell per fshatrat ku kalon dhe sidomos ato qe ndodhen ne fundin e tij te derdhjes ne bregdet Europianet kerkojne mbrojthen e saj por demet qe po i shkakton fshatareve pse nuk i paguajne?Vetem diga e Kalivacit do te disiplinoje Vjosen dhe do sjell energji te madhe per jugun e Shqiperise.Zgjidhje tjeyer nuk ka, dhe ne rast te kundert do vazhdojne katastrofat e permbytjeve.Nga Kalivaci e deri ne derdhje Vjosa nuk ka ndonje vecori ekologjike dhe gjeigrafike qe mund te demtohet nga ndertimi i atij hidrocentrali
Përgjigju