MAT- Ekspertë nga ministria e Mjedisit me ndihmën e ushtrisë largoi sot paradite fuçitë e hedhur dy ditë më parë afër lumit Mat dhe që përmbanin kimikate të rrezikshme.
Fuçitë do të transportohen drejt Elbasanit për tu asgjësuar. Ndërkohë që sot në mëngjes policia mbante të rrethuar zonën në pritje të zhvendosjes së fuçive. Policia nuk lejonte banorët t’i afrohen ndërkohë që reshjet që kanë rënë gjatë natës kanë bërë që një pjesë e kimikateve të shkrihen dhe në zonën përreth të përhapet një aromë e frikshme.
Dy kamionë të ushtrisë zhvendosën fuçitë, së bashku me ekspertët. Në vendngjarje ndodhej dhe drejtori i emergjencave, Alfred Olli, edhe zyrtarë lokalë të Lezhës, të cilët do ndërmarrin hapat e mëtejshëm për të bërë pastrimin e zonës pranë brigjeve të lumit Mat, afër fshatit Gurëz, në rrethin e Kurbinit. Zoti Olli tha se përbërja kimikate nuk ishte e rrezikshme për banorët.
Dy persona u ndaluan dje për hedhjen e 52 fuçive me kimikate helmuese. Policia tha se ishin arrestuar shtetasit Dritan Lame nga Kruja dhe Renato Metaj nga Laçi.
Specialistët deklaruan se nëse do të ketë reshje shiu këto kimikate do të shkriheshin dhe rreziku mund të ishte shumë i madh. Sipas specialistëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit këto fuçi ishin të mbushura me kimikatin e potasium ethyl xanthate dhe përbëjnë rrezik serioz për banorët e zonës. Potasium ethyl xanthate shërben për ndarjen e mineraleve në mjedise bazike dhe acide. Nëse kimikati bie në kontakt me lëkurën mund të sjell acarime, që shkojnë deri në probleme të mëdha. Në gjendje të ngurtë mund të shkaktojë prishjen e sistemit të mukozës së hundës deri në koma dhe vdekje. Ndërsa në ujë, mund të krijojë probleme me lëkurën, por dhe nëse konsumohet shkaktojnë dhe asfiksimin dhe vdekjen.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com