20 familje në lagjen Baltaver të Shushicës rrezikohen nga ujërat e lumit Shkumbin. Prej disa vitesh, prerjet e pyjeve dhe gërryerjet e shtratit të lumit kanë çuar në devijimin e rrjedhës drejt zonave të banuara. Banorët kërkojnë ndërtimin e pritave, që do të bënin të mundur shpëtimin e kësaj zone.
“Ne kemi shkuar në bashki e gjithandej, na kanë thënë se mund ta devijojnë rrjedhën e lumit, por janë mashtrime, asgjë s’po bëhet. Puna nuk pret se lumi po na merr në qafë. Shteti duhet të bëjë diçka për këtë popull. Këtu rrezikohen 2 lagje me disa hektarë tokë. E ndaluan fondin, kush e ndaloi? Ka dy vite që ne kërkojmë të merren masa, të bëhen pritat”, tha një banor i zonës.
Banorët shprehen në dijeni të problematikës janë të gjitha institucionet si bordi i kullimit ashtu dhe bashkia e Elbasanit por nuk kanë marrë asnjë masë. Madje, ata thanë se Taulant Balla, kur ishte drejtues politik i PS në Elbasan u ka premtuar ndërtimin e pritave, por nuk e realizoi.
“Bashkia është në dijeni. Na rrezikohet lagjja me 20 banesa dhe rrugën tonë që futemi tek arat. Duhet të merren masa, kanë ardhur këtu ministrat dhe Taulant Balla, i cili tha se do të bëhet faza e trete për prita, thanë do e bëjnë fazën e trete por nuk e bënë. Këtu nuk pret puna se lumi po merr dhe rrugën. 20 shtëpi rrezikohen dhe rruga”, tha një tjetër banor.
Po ashtu dhe rruga e fshatit rrezikon të përmbytet gjatë dimrit nga prurjet e mëdha të Shkumbinit.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Moti i keq/ Era e fortë dhe shiu i dendur ‘pushtojnë’ Elbasanin
22 Nëntor, 18:09
-
Elbasan/ Aksident në Belsh-Kuçovë, makina del nga rruga, plagosen shoferi 21-vjeçar dhe pasagjerja
22 Nëntor, 17:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Bashkia Cërrik feston 72-vjetorin e krijimit
21 Nëntor, 17:33
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
Ylli i ri i peshëngritjes shqiptare, Kristi Muça fiton medalje në Bullgari
20 Nëntor, 19:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Aksident në aksin Elbasan- Cërrik, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, policia në vendngjarje
20 Nëntor, 11:34
-
Elbasan/ Mashtroi se do të blinte një automjet për fabrikën që administronte, vodhi 25 mln lekë! Arrestohet 38- vjeçari
20 Nëntor, 11:27
-
Gramsh/ Po bënte manovra me motomjet në oborrin e banesës, rrëzohet dhe dëmtohet në kokë! Humb jetën 31 vjeçari
20 Nëntor, 09:23
-
Tre humbje, zero pikë dhe vendi i fundit! Kombëtarja U-19 mbyll kualifikueset e Evropianit me tëtë gola të pësuar
19 Nëntor, 17:50
pritat duhet te behen me gure,,,,te medhenj,,qe te mos i marre uji.....po se bete kete do ju marre lumi,,,shteti te mos fleje gjume....levizni...shteti te mos fleje gjume.....
Përgjigju