Lumturi Dhrami çel sot eskpozitën
e parë e të fundit në Galeri /Foto

Lumturi Dhrami çel sot eskpozitën<br />e parë e të fundit në Galeri /Foto
Lumturi Dhrami një nga artistet më të shquara në artin grafik, bashkëshorte e skulptorit të madh Muntaz Dhrami, ka qëndruar në hije për vite me radhë dhe vepra e emri i saj nuk kanë qenë shumë të njohura për publikun.

Galeria Kombëtare e Arteve sot ora 18.00 hap ekspozitën retrospektivë të artistes Lumturi Dhrami. Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti është një prezantim i plotë i krijimtarisë së Dhramit në grafikë në një periudhë 30-vjeçare (1956-‘86). Në historinë e arteve pamore në Shqipëri, ajo renditet e para artiste femër e diplomuar për Grafikë, e cila dha një kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj gjinie. Në veprën e Dhramit mbizotëron grafika e thjeshtë, realiste e që komunikon me publikun.

Pjesa më e madhe e artit të saj grafik shtrihet në periudhën e realizimit socialist, rrjedhimisht temat e subjektet në ciklet e punuara lidhen me këtë realitet ashtu si krijimtaria e shumë artistëve të tjerë, që aplikuan grafikën. Pavarësisht realitetit dhe atmosferës artistike, apo ndikimeve politike e sociale, Lumturi Dhrami përdori vazhdimisht elementet modernë të grafikës dhe veprat e saj mbeten një vlerë e pamohueshme në artin pamor shqiptar.

Artistja ka realizuar disa cikle grafike me temë nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (“Shtypi illegal”,“Vdekje fashizmit, liri popullit”, “Greva e Kuçovës”); nga jeta dhe puna e ndërtimit të socializmit (“Epoka jonë”, “Fshatari”, “Gruaja që pi ujë”, “Agronomja”, “Rruga jonë”, ”Ndërtuesi”, “Punëtori i peshkimit”, “Ushtarët”). Disa vepra grafike ajo ia ka kushtuar figurave të njohura të historisë shqiptare. Grafika shqiptare e rendit Lumturi (Shehu) Dhramin krahas artistëve të tjerë grafistë shqiptarë si: Pandi Mele, Safo Marko, Ibrahim Shehu, e më tej si: Musa Qarri, Vlash Prifti, Anastas Kostandini etj. “Kjo është eskpozita e parë dhe e fundit”, thotë për Lumen, bashkëshorti i sak Muntaz Dhrami”
 
http://shqiptarja.com/fotogaleri/?id=17302
ekspozita
Foto të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011