Ajo, krenare për kombin e saj, kërkon nga Presidenti që të lejojë shoqatën e saj bamirëse të vijë në Shqipëri. Duke krijuar degë më vete, për të kryer misionin e saj humanitar për të cilin bota i përulët kësaj Nënë shqiptare.
"Nënë Tereza pati vizitën e parë në atdhe në gusht të 1989, me ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëresh pranë ambasadës tonë në Rome. Por, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të kontribuar në vendin e saj, aty ku prehen familjarët e saj. Kjo letër e gjetur në arkivën e MEPJ e dëshmon këtë. Kjo është një kërkesë që i drejtohej presidentit të kohës për ta lejuar të hapë misionin e saj humanitar dhr në Shqiperi. #ShënTereza u shndërrua në simbolin e bamirësisë botërore.", shkruan Bushati në facebook.

(Letra që Nënë Tereza i dërgoi Ramiz Alisë)
(Letra që Nënë Tereza i dërgoi Ramiz Alisë)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com







