Lunaçek: Nuk ka anëtarësim të 
Serbisë në BE pa njohur Kosovën

Lunaçek: Nuk ka anëtarësim të <br />Serbisë në BE pa njohur Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek tha se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit.

Sipas Lunacek  normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. E pyetur nëse ka një dokument që thotë se kjo njohje është një kusht ajo tha se  “Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe më në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE”.

“Fakt është se Republika e Kosovës deri tani është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së (109) dhe se qeveria serbe po zhvillon një dialog të nivelit të lartë me përfaqësuesit e saj më të lartë (Kryeministrit, qeverisë)”.

Ajo theksoi se BE-ja kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohura ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron. Duke folur për raportin e saj, Lunacek tha se ajo do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e Kosovës, sidomos me zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe rritjen e numrit të projekteve të financuara nga BE-ja në veri.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia