Mbrëmjen e sotme ka pasur sërish probleme me energjinë elektrike në zonën e Lungonares në Vlorë.
Burime për Report TV bëjnë me dije se investimi në rrjetin e ujësjellësit ka dëmtuar sërish linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në Lungomare.
Ndërkohë, pas konstatimit të defektit, kanë shkuar në terren grupet e OSHEE-së për rikuperimin e defektit, me qëllim bërjen të mundur të kthimit të energjisë.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që firma 2T, që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e rrymës elektrike, duke lënë pa energji elektrike zona të caktuara.
Komente












Duhen harta,harta te rrjetit elektrik,harta te rrjetit te kanalizimeve per ujerat e zeza e ato te bardha,harta qe tregojne shtrirjen,vendodhjen,thelllesine e mundesisht ne leter,por dhe te dixhitalizuara.Nuk mund te vazhdohet te punohet sic punojne keta,pa harta rrjetesh dhe pastaj ja kepusin si elefant ne dyqan qelqurinash dhe ja pasojat:lagje e qytete,pa drita,pa uje,ose me ujera te perziere per gabime qe mund te evitoheshin po te kishin dicka mbi te cilen te orientoheshin.
PërgjigjuNormal qe njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit sepse po ta kesh mendjen per te vjedhur asgje nuk behet me sistem dhe si duhet por cdo gje eshte jashte cdo standarti dhe kjo fale rames qe eshte nje person i “ndershem “ i vetmi ne kete qeveri
Përgjigju