Lungomare shqetëson vlonjatët:
Na rrezikohet jeta kur kalojmë aty

Lungomare shqetëson vlonjatët:<br />Na rrezikohet jeta kur kalojmë aty
Punimet e Lungomares janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës. Mbajtja e kantierit të ndërtimit për një kohë të gjatë hapur është shndërruar në një burim të përditshëm aksidentesh.

Vetëm pak ditë më parë, një 17 vjeçar humbi jetën nga një aksident automobilistik si pasojë e mungesës së sinjalistikës në këtë kantier. Por qytetarët shprehen për Report Tv se aksidente tilla në këtë aks mund të ndodhin çdo ditë.

“Sinjalistika kur bëhen punimet duhet të vihet. Atje mesa dëgjova unë edhe kam parë atë pozicionin atje nuk kishte sinjalistikë”, shprehet një banor.
 
Ndërsa të tjerë deklarojnë: “Në fillimisht të mërzitur se nuk kishim një vend për të kaluar, por tani kemi një trotuar, mendoj se kanë avancuar punimet.”
“Kushtet janë një çikë të vështira, por edhe aq mirë nuk janë bërë”

 
“Kjo punë ka tre vite, nuk i kanë dhënë drejtim se çfarë do bëhet dhe unë them punojnë shumë keq”
 
Lungomarja është një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar. Edhe pse e papërfunduar, qytetarë të shumtë dalin shëtitje në këtë aks. Punimet për Lungomaren nisën që në verën e 2015, por ritmet e punimeve lënë për të dëshiruar. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë