Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit. Në fotot e publikuara në facebook-un e Ramës, shihet se punimet kanë nisur për projektin. Kreu i ekzekutivit shkruan se shëtitorja e re do t’i japë një vlerë të re zonës bregdetare të qytetit të Durrësit.
“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako në një intervistë të dhënë për Report Tv zbuloi se faza e parë e projektit nga konvalishenca deri tek pista Kosova, pritet të mbyllet në Maj të vitit 2023, ndërsa faza e dytë do të vijojë nga Pista Kosova deri tek Ura e Dajlanit.
Për projektin është akorduar një fond prej 3 milionë dollarësh. Përveç shëtitores për këmbësorët, projekti do të përmbëjë pistë për vrap dhe biçikleta.
-
BRAVO JU LUMTE VAZHDONI KESHTU...PO BENI PUNE TE PERKRYER ME DURRESIN
Përgjigju -
Ky eshte projekt lungo mare ne plazh te Durresit ishallah nuk behet si lungo mare Kavalishenca deri i ne afersi te Golemit ku privatet e kane privatizu dhe deviju dhe kthyer ne parkim makinash....Sa per qytetin e Durresit shetitoren tek vollga tre here e kane berë dhe tani vjen era e fekaleve nga mbledhesi ujrave te zeza qe ka qendren te lokal "Tivari" si dhe shkarkimi ne det te ujave te zeza te dy pallatet e Godos.... turp e faqe e zeze ...
Përgjigju -
Lungomare i Durresit do terheqe akoma e me shume turiste
Përgjigju -
Durresi po transformohet teresisht e po behet edhe me i bukur sec kaq qene,ju lumte qeveria Rama
Përgjigju -
Durrsi fale ketyre projekteve po fillon te behet nje nga destinacionet me te preferuara per turistet
Përgjigju -
Turizmi ne kete qytet do te zhvillohet akoma dhe me shume pas perfundimitbte ketij projekti
Përgjigju -
Projekt i cili do i shtoj akoma dhe me sume bukurin qytetit te durrsit
Përgjigju -
Lungomarja, fjale e re ne fjalorin shqip-Arabisht.
Përgjigju -
Zone bregdetare e preferuar nga te gjithe
Përgjigju -
Do behet nje hapesire shume e bukur
Përgjigju -
Si zgjerohet siperfaqja e reres kur gjysma e siperfaqes se mbetur e lire nga pushtimi i pallateve mbulohet nga betoni I shetitores? ??????!!!!!!!!!
Përgjigju











Komente
Komento