Ka qenë një vit i mbushur plot suksese ai që shkoi për aktoren Lupita Nyong’o e cila intepretoi rolin kryesor në filmin “12 Years A Sleve” për të cilin mori edhe një “Oscar”.
Por si duket nuk mbaron me kaq.
Aktorja është cilësuar “Femra më e bukur” e vitit 2014 sipas një sondazhi të kryer nga revista “People”.
Gjatë intervistës së dhënë pasi mori këtë çmim Nyong’o është shprehur se ajo mendonte se definimi i bukurisë është lëkura e bardhë si dhe flokët e drejtë.
Megjithatë pavarsisht ngjyrës së lëkurës apo modelit të flokëve duket se aktorja në fjalë ka qenë më e preferuara.
Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyer dhe ka thënë:- “Mamaja ime më ka thënë gjithmonë se jam një femër e bukur. Por vetëm tani e besoj këtë gjë”.
Ajo së fundmi është dhe imazh i markës “Lancome”, ndërkohë që flitet se do të luajë në filmin “Who Shot The Sherriff”.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com