Policia e Lushnjës ka arrestuar një 51-vjeçar pasi ka aksidentuar një të moshuar në aksin rrugor Karbunar-Zgjanë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas poicisë së Lushnjës, Fadil Gjolena, banues i fshatit Zgjanë duke drejtuar motorçikletën tip “Loncin” pa targa dhe pa leje drejtimi ka aksidentuar 74-vjecarin me iniciale H.R, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

70-vjecari ndodhet në Spitalin e qytetit Lushnje jashtë rrezikut për jetën. Mbi Gjolenën rëndojën veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.