LUSHNJE- Mundësia e investimeve në sektorin e bujqësisë, ka qenë kryefjalë e një takimi të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës mes drejtuesve të këtij institucioni dhe një përfaqësie nga Malajzia që janë të interesuar për të investuar në sektorët e agroturizmit.
 
Nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Genti Nushi, në përfundim të takimit dha më shumë detaje lidhur me mundësinë për investime nga ana e malajzianëve në vendin tonë.

“Sot ne zhvilluam një takim me të dërguarin e ambasadores dhe dy biznesmenë malajzianë të interesuar për investime në agroturizëm dhe bujqësi. Do të shohim në zonat përreth ku bujqit punojnë çdo ditë, por vlerësojmë mbështetjen e sipërmarrësve të cilët do të sjellin edhe investitorë të tjerë për të investuar në Lushnjë”, tha Nushi.
 
Bujqësia është një nga sektorët më të zhvilluar në rrethin e Lushnjës, teksa është edhe ndër prioritet e qeverisë Rama.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)