LUSHNJE- Vdes drejtuesi i një kamionçine që transportonte inerte në fshatin Hallvaxhias në Lushnjë. Mjeti që drejtohej nga Irakli Gjini, 64 vjeç është përmbysur aksidentalisht, teksa shkarkonte inertet pranë një banesë në ndërtim.
 
Dyshohet se një manovër e gabuar në një terren të pjerrët është bërë shkak i aksidentit.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)